Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS, me kërkesë të KES, në vitin 2016 ka bërë një studim mbi metodat dhe praktikat për përcaktimin e pagës minimale, për të ndihmuar debatin e brendshëm në KES mbi përparësitë apo sfidat eventuale të marrjes së një vendimi për rritje page. Studimi sugjeron që disa nga kriteret që duhet të përfshihen në përcaktimin e pagës minimale, janë: trendi i zhvillimit ekonomik, shkalla e papunësisë, referenca në shportën e konsumatorit dhe paga mesatare. Por paga mesatare aktualisht nxirret nga të dhënat e ATK-së e cila regjistron vetëm pagat nga sektori formal. Duke marrë parasysh që informaliteti në Kosovë është mes 34-37 për qind, ka rrezik që të dhënat nga ATK-ja prodhojnë rezultate të pasakta.
Raporti ynë rekomandon që të dhënat për kalkulimin e pagës të mirren nga Anketa e Fuqisë Punëtore, kur metodologjia e kësaj ankete të ndërrojë për të regjistruar pagën si variabël të vazhdueshëm. Për shkak që i gjithë procesi i dakordimit të pagës minimale nuk ishte shumë përfshirës, nuk është e qartë se sa janë marrë parasysh rekomandimet nga raporti i kërkuar nga vetë KESi.
http://klankosova.tv/…/absurditeti-i-debatit-mbi-pagen-min…/