Vleresimi i programit të UNICEF-IT për shkollimin e femrave.
Programi i UNICEF-it për arsimimin e femrave, i cili ka filluar në vitin 2001, ka synuar të ulë shkallën e analfabetizmit tek femrat, sidomos në zonat rurale, duke ofruar mësime themelore për shkrim-lexim për femra të moshave të ndryshme, që përbëjnë njërën nga pesë shkallët e edukimit fillor. Për vlerësimin e programit, ekipi i IKS-it ka vendosur të analizojë tri komuna – Podujevën,Skenderajn dhe Rahovecin.
Hulumtimi tejkalon vlerësimin e programit dhe analizën e trendit të edukimit; për të kuptuar plotësisht pse dhe si ndikojnë trendet socio-ekonomike komunat, ne kemi shtruar shumë pyetje – pse janë femrat aq dobët të përfaqësuara në fuqinë punëtore?; cilat janë trendet e tregut të punës?; si korrespondojnë aftësitë e femrave me nevojat e tregut të punës?; cilat janë barrierat kulturore dhe tradicionale për femrat qe duan të avancohen në aspektin profesional, akademik dhe shoqëror?; cilat janë politikat arsimore që zbaton komuna dhe si ndikojnë ato politika tek femrat në veçanti?; pse shkalla e arsimimit, veçanërisht tek femrat, është kaq e ulët?
Raporti gjithëpërfshirës, i skicuar mbi hulumtimin e të dhënave dhe adresimin e arsimimit, femrave, punësimit dhe traditat, do të publikohet në fillim të prillit 2008. Takimi i palëve e relevante për të diskutuar rekomandimet “Drejt Lisbonës” Me 13 shkurt 2008, IKS-i dhe UNICEF-i ftuan palët relevante dhe zyrtarët, duke përfshirë
Ministrin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, z. Enver Hoxhaj, dhe përfaqësues nga UNDP, UNIFEM, GTZ, për të diskutuar rekomandimet e raportit të IKS-it “Drejtë Lisbonës”. Në mbledhje morën pjesë më shumë se 30 përfaqësues nga institucione dhe organizata të ndryshme.
Pas fjalës hyrëse nga kreu i UNICEF-it, IKS-i prezantoj raportin “Drejt Lisbonës”. Prezantimi u pasua nga fjalimi i ministrit Hoxha, duke i dhënë përkrahje rekomandimeve të IKS-it. Ministri e lavdëroj punën e IKS-it dhe zyrtarisht paralajmëroj shpalljen e vitit 2009, si vit të mësimit profesional, që ishte një rekomandim i dhënë në raportin e IKS-it.
Prezantimi i Ministrit, u pasua nga diskutime në grupe dhe në një drekë zyrtare që ka ofruar UNICEF-i. Lansimi publik i punimit është duke u planifikuar të bëhet në maj 2008.