Në verën e vitit 2005 TIRI i ofroj IKS-it që të punojnë në një projekt hulumtues ku do të përshkruhej procesi i rindërtimit në Kosovën e pas luftës, duke filluar nga akterët kryesor të involvuar, donatorët që punonin në Kosovë, institucionet lokale që sapo ishin ndërtuar dhe gjendja e integritetit të tyre në çështjet e veçanta ku involvoheshin donatorët si dhe nga ku mund të nxjerreshin mësimet nga ndërhyrjet e donatorëve në situatat e pas luftës. TIRI ka krijuar rrjet të institucioneve hulumtuese në vendet e dalura nga lufta që bëjnë punë të njëjtë si të IKS-it, me qëllim që të nxjerren mësime nga situata të ndryshme të krijuara në vendet e sapo dalura nga lufta në mënyr që të përmbledhen rekomandimet për ti lehtësuar intervenimet në rrethanat e reja të pas luftës.
Rockefeller Brothers Fund
Rockfeller Brothers Fund i ka dhuruar grant institucional IKS-it gjatë viteve 2005, 2006 dhe gjysmës së parë të vitit 2007. Pa përkrahjen e RBF-s puna e IKS-it ka qenë e pamundur të realizohet.
Përceptimi dhe Qendrimet e Qytetarëve për Shtetin Social
Ky raport është pjesë e aktiviteteve të cilat janë planifikuar për implementimin e projektit “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Projekti kontribuon në, zhvillimin e aftësive dhe njohurive të partnerëve social, hartimin e legjislacionit-hulumtimeve ligjore dhe analizave, forcimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të partnerëve social, forcimin e kapaciteteve të partnerëve social në avokim, lobim dhe negociata si dhe në lehtësimin e reformave organizative të partnerëve social.
Raporti e përkrah drejtpërdrejtë punën e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), i cili me ligj është përgjegjës për lehtësimin e dialogut trepalësh social në vend. Ky raport, që është kontribut i projektit PPS dhe ofron informacione të mbledhura në terren të cilat janë diskutuar në KES. Mbështetje aktive i është dhënë Sekretariatit të KES-it, e cila e kombinuar me digjitalizimin e materialeve të KES- it, për qëllim të përmirësimit te menaxhimit të procesit në kuadër të këtij organi.
Projekti është në harmoni me proceset duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet e mëdha dhe programet që po ndodhin gjatë periudhës së zbatimit. Qasja e harmonizimit të të gjitha aktiviteteve të projektit, në proceset e vazhdueshme të akterëve shihet si më e përshtatshme për marrjen e rezultateve më cilësore. Disa nga aktivitetet e projektit janë të varura nga proceset dhe bashkëpunimet e akterëve të cilat nuk mund të zbatohen pa pjesëmarrjen e tyre.
Qëllimi i kësaj ankete me popullsinë e përgjithshme vlerësohet si në vijim:
- Niveli i ndërgjegjësimit publik dhe njohurive mbi politikat sociale;
- Niveli i opinionit publik, qëndrimin ndaj sistemeve të mirëqenies dhe nivelin e mbrojtjës së dëshiruar nga ana e qytetarëve;
- Qëndrim publik ndaj emigrimit të paligjshëm;
- Pritjet dhe qëndrimet e publikut të gjerë drejt politikave sociale dhe të punësimit;
- Shprehitë individuale të kursimeve dhe qëndrimet e publikut të gjerë.
Gjetjet në këtë hulumtim janë reagime të qytetarëve dhe janë të besueshme për t’u përdorur për vendimmarrje. Këto gjetje, përdoren nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Për këtë arsye, audienca e këtij raporti, janë: përfaqësuesit e institucioneve, organizatat donatore ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës, partitë politike, Organizatat e Shoqërisë Civile , mediat, si dhe publiku i gjerë.
http://logic-ks.net/iksweb/wp-content/uploads/2017/04/Nr.-3-Përceptimi-Qendrimet-e-Qytetarëve.pdf
The German Marshall Fund of the United States
Fondi i Ballkanit për Demokraci është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Peisazhi Politik i Kosovës.” Nëpërmjet këtij projekti IKS-i synon të analizojë sistematikisht peisazhin politik të Kosovës dhe të paraqesë në mënyrë të qartë përfundimet e hulumtimit tek populli i Kosovës. Nëse qytetarët dinë më shumë rreth funksionimit të partive politike, rreth përpilimit të programeve dhe se si merren vendimet brenda partisë, atëherë ata do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhje më të informuar se kush do ti përfaqësojë ata. Ky projekt i financuar nga FBD ka filluar në tetor 2009 dhe parashihet të përfundojë në verë 2010.
Confederation Suisse
Hulumtimi i IKS-it mbi trashëgimin kulturore të Prishtinës ka qenë kryesisht i përkrahur nga Agjencioni Zvicerran për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).
The World Bank
Në 2005 Banka Botërore dha donacion IKS-it pajisje – kompjuter.
Local Government and Public Service Reform Initiative
Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë pas pavarësisë.” Projekti ka filluar në nëntor 2009 dhe pritet të përfundojë në pranverë 2010. Projekti është azhurnim i njërit prej raporteve të mëhershme të IKS-it, “Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar” i publikuar më 2007. Ky projekt do të analizojë më thellë shtysat dhe pengesat kundrejt përmirësimit të luftës kundër korrupsionit.
UNDP
Kosovo Foundation for Open Society
Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka qenë mbështetës i punës së IKS-it që nga viti 2005. Hulumtime të shumta si problemet në qeverisjen e Prishtinës, sfidat e ekonomisë rurale të Rahovecit, roli i BE-së në Kosovën e pavarur kanë qenë të financuara kryesisht nga KFOS-i. Nën ombrellën e FORUM 2015, KFOS-i ka mbështetur gjithashtu projektet “Imazhi çon peshë” të publikuar në fund të vitit 2008, dhe “Vlerësimi i ndikimit të reformave lokale në Kosovë” që pritet të publikohet në fund të shkurtit 2010.
Kush është SHEFI?
Optimistët në mesin tonë, të cilët kishin besuar që pavarësia do të sjell rregulla të qarta të qeverisjes, llogaridhënies demokratike dhe qartësi për të ardhmen e Kosovës, tash e disa muaj nuk po frymojnë lirshëm. Situata në terren ka krijuar një sistem edhe më të ngatërruar të qeverisjes që ka përjetuar Kosova ndonjëherë. Nëntë muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova sot qeveriset nga një miriadë e autoriteteve garuese – UNMIK-u, ZCN-ja, EULEX-i, qeveria e Kosovës dhe institucionet paralele serbe. Që nga 17 shkurti, në Kosovë nuk kanë ndodhur shumë ndryshime pozitive.
Kosova de fakto është e ndarë, dhe as Prishtina e as bashkësia ndërkombëtare nuk kanë kontroll efektiv mbi pjesën veriore të vendit. Zyra Civile Ndërkombëtare, e udhëhequr nga Peter Feith, diplomat me përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit, dhe me mandat për ta mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Ahtisaarit, i ka duart e lidhura sepse nuk ka shumë ‘zbatim’ për të monitoruar.
UNMIK-u, i cili është ende larg nga dorëzimi i kompetencave të plota tek misioni i BE-së për sundim të ligjit, është në proces të rikonfigurimit – apo më fjalë tjera po e rishkruan përshkrimin e punës së vet për të siguruar një prezencë të vazhdueshme për afat të padefinuar kohor. Akoma pa zbarkuar plotësisht në Kosovë, EULEX-i, misioni i ri i BEsë për sundim të ligjit, nuk gëzon fare popullaritet. Disa mijëra protestues demonstruan në rrugët e Prishtinës duke thirrur ‘poshtë EULEX-i.’ Në fakt, Kosova sot gjendet në situatën më të mjegulluar dhe të paqartë që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999.
