Ky dokument synon t’i analizoj ndikimet e politikave dhe fondeve të BE-së që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe kontrollin e korrupsionit në Kosovë. Ai shqyrton ndërlidhshmërinë mes kushtëzimeve të BE-së siç është paraqitur në dokumente të politikave të ndryshme dhe të asistencës financiare të ofruar nga BE për Kosovën për fushën e sundimit të ligjit. Fokusi mbetët periudha pas vitit 2007, por gjithashtu dokumenti fillon me një përshkrim të shkurtër të konfliktit në Kosovë dhe pasojat e tij. Gjithashtu, dokumenti paraqet mënyrën se si finesat e diskursit në dokumentet e politikave dhe prioritetet e financimit, duke nënvizuar mekanizmat kushtëzues të aplikuar dhe asistencës së ofruar. Ai vlerëson kushtëzimin nga këndvështrimi i performancës së Kosovës kundër korrupsionit gjatë kësaj periudhe. Dokumenti nxjerr konkluzione në lidhje me efektivitetin e politikës dhe ndihmës financiare të BE-së në fushën kundër korrupsionit, me qëllim të informimit të debatit të vazhdueshëm politik mbi mënyrën e forcimit të levave të BE-së në përmirësimin e përpjekjeve kundër korrupsionit në vendet anëtare pretendente për anëtarësim në union, sidomos në një situatë pas konfliktit.
Për raportin e plotë, klikoni këtu- Improving governance in Kosovo: Evaluating the Impact of EU Conditionality through Policy and Financial Assistance