Abetarja e Pushtetit: Libërth mbi politikën, njerëzit dhe partitë në Kosovë

Ky libërth synon ta shpjegoj pejsazhin aktual politik dhe të identifikoj faktorët dhe proceset që e kanë formësuar atë. Libërthi është dizajnuar në atë mënyrë që t’i jap lexuesit njohuri themelore mbi politikën bashkëkohore në Kosovë dhe forcat historike dhe partitë politike që e kanë krijuar atë.

Ky libërth shërben si hyrje në pejsazhin politik të Kosovës. Ai nuk synon të shkruaj historinë e saj, pjesërisht për shkak të ndërlikimeve por edhe për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme. Në skenën vazhdimisht të ndryshueshme politike të Kosovës në periudhën e pasluftës, nuk është bërë asnjë analizë sistematike mbi trendet dhe faktorët që ndikojnë atë. Nuk është bërë as ndonjë hulumtim paraprak për ndikimin e këtyre trendeve në jetën politike në Kosovë. Hulumtimet e pakta mbi peisazhin politik në Kosovës nuk i janë vënë në dispozicion publik në një mënyrë të kuptueshme ose të dobishme. Megjithatë, shpjegimi i qartë dhe i saktë i peisazhit të ndryshueshëm politik është i rëndësishëm për proceset demokratike. Këto informata janë kyçe për qytetarët në mënyrë që ata të mund të marrim vendime të informuara se kush do t’i përfaqësoj ata dhe interesat e tyre në qeveri. Qytetaria e informuar është element i rëndësishëm i demokracisë.

Klikoni për raportin e plotë: Abetarja e Pushtetit, Liberth mbi Politiken, Njerezit dhe Pushtetin ne Kosove

Udhës për n’BE: Mundësitë e Zhvillimit me bazë në zonë

IKS-i ka publikuar një analizë të re të politikave e cila shqyrton mundësitë për zhvillim me bazë në zontë për komunën e Gjakovës, Udhës për n’BE. 

Një dekadë pas luftës, qytetarët e Kosovës ende duhet t’i kthehen jetës ‘normale.’ Afërsisht 2,000 njerëz mbesin të zhdukur, papunësia shënon rreth 44 përqind, duke prekur kryesisht gratë dhe të rinjtë në Kosovë. Mundësitë e pakta të punësimit po kontribuojnë në emigrim, sidomos në ekonomitë rurale të goditura rëndë, ku ndërmarrjet e mëdha shoqërore ende nuk janë funksionalizuar. Ndër më të prekurat nga papunësia dhe emigrimi është komuna e Gjakovës, e cila dikur mburrej me numrin më të madh të punësuarve për kokë banori në të gjithë ish-Jugosllavinë. Momentalisht, gratë kryefamiljare luftojnë që të ushqejnë familjet e tyre dhe vetëm disa prej tyre kanë siguruar të drejta pronësore.

Ky dokument ekzaminon se cilat ndryshime të politikave do të mund të çonin në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin njerëzor të bazuar në zonë në Gjakovë, duke e përdorur qasjen e mbështetur në të drejtat e njeriut dhe shikuar Brenda kornizës së anëtarisimi eventual të Kosovës në BE.

Klikoni për raportin e plotë: Udhes_per_ne_BE_46482

Një e ardhme për të kaluarën e Prishtinës Udhës për n’BE: Mundësitë e Zhvillimit me Bazë në Zonë

IKS-i ka publikuar një analizë të re të politikave e cila shqyrton mundësitë për zhvillim me bazë në zontë për komunën e Gjakovës, Udhës për n’BE. 

Një dekadë pas luftës, qytetarët e Kosovës ende duhet t’i kthehen jetës ‘normale.’ Afërsisht 2,000 njerëz mbesin të zhdukur, papunësia shënon rreth 44 përqind, duke prekur kryesisht gratë dhe të rinjtë në Kosovë. Mundësitë e pakta të punësimit po kontribuojnë në emigrim, sidomos në ekonomitë rurale të goditura rëndë, ku ndërmarrjet e mëdha shoqërore ende nuk janë funksionalizuar. Ndër më të prekurat nga papunësia dhe emigrimi është komuna e Gjakovës, e cila dikur mburrej me numrin më të madh të punësuarve për kokë banori në të gjithë ish-Jugosllavinë. Momentalisht, gratë kryefamiljare luftojnë që të ushqejnë familjet e tyre dhe vetëm disa prej tyre kanë siguruar të drejta pronësore.

Ky dokument ekzaminon se cilat ndryshime të politikave do të mund të çonin në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin njerëzor të bazuar në zonë në Gjakovë, duke e përdorur qasjen e mbështetur në të drejtat e njeriut dhe shikuar Brenda kornizës së anëtarisimi eventual të Kosovës në BE.

Klikoni për raportin e plotë: Një e ardhme për të kaluarën e Prishtinës Udhës për n’BE: Mundësitë e Zhvillimit me Bazë në Zonë

Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010

IKS-i publikoi raportin ‘Çliro Nryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010.’

Kosova ka popullatën më të re në Europë dhe ekonominë më të varfër në rajon. Çdo i katërti person i përket grupmoshës 15-24 vjeçare, 73 përqind e të cilëve janë të papunë. Ndërsa shumë janë të mendimit se e ardhmja e një vendi  i përket të rinjve, rinia e Kosovës zë pak vend në politikat që përcaktojnë të ardhmen e tyre. Edukimi, fuqizimi dhe punësimi i rinisë Kosovare mbesin sfidat kryesore të Kosovës në rrugën drejt Integrimit Europian. Kosova duhet të investojë më shumë për rininë e saj për të qënë një ekonomi konkurrente në tregut  e gjerë Europian.

Ky studim shqyrton situatën e të rinjëve të Kosovës, duke i vendosur së bashku pikëpamjet, mendimet dhe eksperiencat e tyre ne lidhje me edukimin, punësimin, pjesmarrjen në vendim marrje, si dhe perspektivat e tyre për të ardhmen. Raporti ‘Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010’ synon të vendosë të rinjtë në qendër të debatit për të ardhmen e Kosovës, të shërbejë si mjet avokimi për identifikimin e mangësive dhe drejtimin e përpjekjeve drejt përshtatjes së sistemit të edukimit sipas kërkesave të tregut, identifikimin e mundësive për punësimin e të rinjve si dhe gjetjen e kanaleve për përfaqësimin e rinisë dhe  pjesëmarrjen e tyre në vendim marrje.

Klikoni për raportin e plotë: Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010

Zgjidhja e Nyjës

IKS-i ka publikuar analizën e politikave: ‘Zgjidhja e Nyjes-Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë’

Një ndër problemet kryesore në luftën kundër korrupsionit është mungesa e të dhënave për sa i përket shtrirjes dhe strukturës së këtij fenomeni. Kjo e pengon hartimin e strategjive efektive kundër korrupsionit, duke qëne se të dhënat shumë shpesh zëvendësohen me thashetheme.  

Korrupsioni duhet të njihet dhe kuptohet si strukturë dhe si fenomen përpara se të adresohen karakteristikat që e mundësojnë atë të cilat gjenden kryesisht në mangësitë ligjore dhe insitucionale.

IKS-i konsideron dy fusha si veçanërisht të rëndësishme dhe me potencial pasojash serioze në cilësinë e qeverisjes në Kosovë: prokurimi publik dhe politizimi i ndërrmarrjeve publike (NP-ve), e para ndikon ndjeshëm në mënyrën e shpenzimit të parasë publike gjithnjë e më të paktë dhe e dyta ka të bëjë me menaxhimin e ndërrmarjeve më të mëdha të Kosovës.
IKS-i dëshiron të theksojë nevojën e identifikimit të problemeve strukturore që mundësojnë lulëzimin e korrupsionit dhe fokusimin e adresuar në përmirësimin institucional dhe legal, pasi që nuk është tepër vonë për të trajtuar efektivisht sfidat që vijnë nga korrupsioni. Për të arritur këtë, institucionet e Kosovës dhe EULEX-i,  me fuqi ekzekutive në fushën e korrupsionit, duhet të të kapërcejnë veten për të krijuar një front të koordinuar dhe të bashkuar kundër korrupsionit dhe mjedisit që e mundëson atë.

Klikoni për raportin e plotë: Zgjidhja e Nyjës

Mitrovica: Dy Realitete, Një Qytet

Në ballafaqimin politik mes Prishtinës e Beogradit se kush e kontrollon dhe qeveris Kosovën në veri të lumit Ibër, qytetarët e Mitrovicës harrohen lehtë. Deri më sot debate mbi Mitrovicën është përqendruar në çdo gjë përveç se në nevojat dhe brengat e përditshme të qytetarëve. Shumë pak dihet për nevojat e përditshme të njerëzve atje dhe sesi realitetet në veri dhe jug të lumit Ibër dallojnë dhe përngjajnë. 

Për këtë arsye IKS-i ka marrë përsipër të identifikojë ‘realitetin’ në terren nëpërmjet analizave skenuese. Ekzistojnë shumë nevoja të përbashkëta që mund të shërbejnë si bazë për një lloj tjetër dialogu mes dy komuniteteve – një dialog që bashkon e jo ndarës. 

Këto gjashtë analiza të politikave mëtojnë të kontribuojnë pikërisht në këtë lloj debati. Çfarë ka demaskuar hulumtimi është se këto gjashtë lëmi prekin pa dallim jetët e njerëzve. Në Mitrovicë të diplomuarit nga universiteti si ndeshen me papunësi dhe pakënaqësi, ikin nga qyteti. Shqiptarët ikin në Prishtinë në kërkim të një pune dhe një jete më të mirë, ndërsa serbët, po për të njëjtat arsye, ikin për Serbi. Në cilindo rast, Mitrovica po braktiset nga njerëzit që pretendojnë se janë të gatshëm ta mbrojnë atë me jetën e tyre.

Si duket, armiku më i madh i Mitrovicës nuk është ndarja etnike por papunësia, varfëria, mungesa e perspektivës ekonomike dhe shërbimet e varfëra publike, mes të tjerash. Të gjitha këto së bashku e bëjnë jetën të padurueshme në këtë qytet, dikur më i industrializuari në Kosovë.

Klikoni për raportin e plotë: Mitrovica: Dy Realitete, Një Qytet

Linja Ekspres Rahovec-Bruksel

Procesi i “statusit final” të Kosovës ia hapi rrugën vendit drejt integrimit evropian në të ardhmen. Pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, Qeveria e Kosovës u përball me një rrebesh problemesh ekonomike dhe sociale të cilat ishin vënë në pritje për së paku një dekadë. Një ndër sfidat më të mëdha ishte identifikimi i mënyrave për krijimin e mundësive të reja të punësimit, të cilat do të gjeneronin rritje ekonomike të qëndrueshme.

Ngushtë e ndërlidhur me këtë është pyetja e nxehtë mbi “fatin evropian” të Kosovës. Përtej retorikës së evropianizimit, duhet shtjelluar se cilat do të jenë kushtet konkrete politike të cilat do të bëjnë që Kosova të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Organizatat ndërkombëtare dhe institucionet përkatëse kanë filluar të ndërmarrin hapa për zhvillimin e politikave drejt integrimit në BE. Por rrallë herë është diskutuar shkalla në të cilën vendimet politike të ndërmarra në nivel qëndror sjellin zhvillime pozitive në fshatrat e Kosovës dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve rural.1 Megjithatë, ekzistojnë arsye shtesë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë pavarësisht faktit që Kosova duhet të punojë drejt përmbushjes së kërkesave të detajuara në bazë të Acquis Communautaire, si parakushte për anëtarësim në BE, me bujqësinë që bie në mes të kaptinave më të rrepta dhe sfiduese të rregulluara meacquis.

Klikoni për raportin e plotë: Linja Ekspres Rahovec-Bruksel

Të Mendosh Gjelbër

“Të Mendosh Gjelbër” prezanton gjendjen e mjedisit në Kosovë sot dhe mënyrën si qeveria qendrore dhe qeveritë komunale e trajtojnë këtë çështje, posaçërisht në komunat e Prishtinës dhe Obiliqit. Dokumenti synon të hedh dritë mbi territor të pashkelur më parë, të inkurajoj veprime nga ana e qeverisë, dhe të nxis debat publik mbi çështjet kyçe që ndikojnë në jetën tonë. 

Edhe pse Kosova nuk ka monitorim sistematik të ajrit, ujit dhe tokës, informatat e pakta flasin për një gjendje shumë të mjerë. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u), e cila prodhon 98 përqind të rrymës elektrike nga linjiti, hedh rreth 25 tonelata pluhur dhe hi në ajër çdo orë, që është 74 herë më e lartë se norma e lejuar me standardet evropiane. Cilësia e dobët e ajrit ndikon në ciklin e jetës dhe ka kontribuar në rritjen e numrit të personave që lëngojnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe kanceri. Gjendja e ujit është poaq e dyshimtë, dhe shumë qytetarë të Kosovës akoma nuk kanë qasje në ujë të pastër dhe të kontrolluar, dhe rreth 167,000 tonelata të ujërave të zeza të patrajtuara derdhen drejtpërsëdrejti në lumenjtë e Kosovës çdo vit. Të gjithë ata që brengosen për ta shikuar
gjendjen prej së afërmi do të shohin se shkatërrimi mjedisor ka shtrirje shokante, dhe pastrimi i mjedisit nuk është detyrë e lehtë për një qeveri me vullnet jo shumë të shprehur.

Klikoni për raportin e plotë: Të Mendosh Gjelbër

Projekti “Lista e Bardhë

Kur bëhet fjalë për BE-në, njëra prej dëshirave më të mëdha të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, përveç anëtarësimit në BE, është udhëtimi pa viza. Për vite me radhë, ky ka qenë një synim i pakapshëm.  

Sot, për të hyrë në zonën e Shengenit, e cila e mbulon pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian, qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin vizë të qëndrimit të shkurtër në njërën prej ambasadave apo konsullatave të 24 shteteve të zonës së Shengenit. Procedura e aplikimit për vizë merr kohë, kushton dhe është përplot stres. Kjo përfshin edhe pritjen e gjatë në rend, mbledhjen e shumë dokumenteve e madje edhe rrezikun e refuzimit të kërkesës për vizë. E gjithë kjo e vështirëson planifikimin e udhëtimit. 

Politika për reforma pro-evropiane në rajon dhe përpjekjet e evropianëve të interesuar në stabilizimin dhe integrimin e tërë rajonit të Ballkanit, përmbajnë në vete edhe një kosto të lartë politike. Politikisht është absurde që BE-ja iu ka premtuar ardhmëri evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor, derisa në të njëjtën kohë u vështirëson 20 milion qytetarëve të tyre ta vizitojnë BE-në dhe të mësojnë se çka është Evropa. Ata e shohin këtë si refuzim, dhe pyeten nëse e ardhmja evropiane e vendit të tyre është e vërtetë për shkak të faktit se BE-ja nuk dëshiron t’i pranoj ata as si turistë.

Klikoni për raportin e plotë: Projekti “Lista e Bardhë

Kush është SHEFI?

Optimistët në mesin tonë, të cilët kishin besuar që pavarësia do të sjell rregulla të qarta të qeverisjes, llogaridhënies demokratike dhe qartësi për të ardhmen e Kosovës, tash e disa muaj nuk po frymojnë lirshëm. Situata në terren ka krijuar një sistem edhe më të ngatërruar të qeverisjes që ka përjetuar Kosova ndonjëherë. Nëntë muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova sot qeveriset nga një miriadë e autoriteteve garuese – UNMIK-u, ZCN-ja, EULEX-i, qeveria e Kosovës dhe institucionet paralele serbe. Që nga 17 shkurti, në Kosovë nuk kanë ndodhur shumë ndryshime pozitive.

Kosova de fakto është e ndarë, dhe as Prishtina e as bashkësia ndërkombëtare nuk kanë kontroll efektiv mbi pjesën veriore të vendit. Zyra Civile Ndërkombëtare, e udhëhequr nga Peter Feith, diplomat me përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit, dhe me mandat për ta mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Ahtisaarit, i ka duart e lidhura sepse nuk ka shumë ‘zbatim’ për të monitoruar. 

UNMIK-u, i cili është ende larg nga dorëzimi i kompetencave të plota tek misioni i BE-së për sundim të ligjit, është në proces të rikonfigurimit – apo më fjalë tjera po e rishkruan përshkrimin e punës së vet për të siguruar një prezencë të vazhdueshme për afat të padefinuar kohor. Akoma pa zbarkuar plotësisht në Kosovë, EULEX-i, misioni i ri i BEsë për sundim të ligjit, nuk gëzon fare popullaritet. Disa mijëra protestues demonstruan në rrugët e Prishtinës duke thirrur ‘poshtë EULEX-i.’ Në fakt, Kosova sot gjendet në situatën më të mjegulluar dhe të paqartë që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999.

Klikoni për raportin e plotë: Kush është SHEFI?