Episodi i Rradhës Në Info Magazine Klan Kosova

Episodi i rradhës në Info Magazine Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 26 nëntior 2015. Diskutimi gjatë emisioni ishte lidhur me Kontratën Kolektive, arsyet për vonesat në zbatimin e saj dhe efektin e amandamentit.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun:

Mbahet Trajnimi Me Temë “Menaxhimi i Ciklit Të Projektit”

Projekti “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) organizoi në datën 17 nëntor 2014 trajnimin me temë “Menaxhimi i Ciklit të Projektit”. Trajnimi u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë dhe të pranishëm ishin përfaqësues nga sindikatat e metalistëve, energjitikës, dhe administratës publike.

Trajnimi u mbajt nga Z. Astrit Rexhaj, i Iron Consulting. Ky trajnim kishte për qëllim të informojë sindikalistët me të gjithë hapat nëpër të cilat kalon hartimi i një projekti, që nga zhvillimi i idesë, përcaktimi i objektivave dhe aktiviteteve, buxhetimi e deri tek monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit.

Z. Rexhaj udhëhoqi grupin në një ushtrim praktik, ku ata zhvilluan bashkarisht një model për hartimin e një projekti për çështje sindikale, sipas metodologjisë MAPA. Pikat nëpër të cilat u fokusua trajnimi ishin:

– Identifikimi dhe prioritizimi i objektivave
– Hartimi i planit të punës
– Hartimi buxhetit
– Monitorimi i projektit
– Vlerësimi i projektit

Sindikalistët treguan interes ndaj trajnimit, e po ashtu shprehën mendimet dhe treguan për eksperiencën e tyre lidhje me projekte ku kishin qënë pjesëmarrës.

Episodi i Rradhës Në Info Magazine Klan Kosova

Episodi i rradhës në Info Magazine Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 12 nëntor 2015. Tema e debatit ishte në lidhje me pushimin e lehonisë dhe me ndryshimin aktual të Ligjit të Punës

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun: https://www.youtube.com/watch?v=BhgY2ZDFUys