Punëtoria Për Planifikimin Strategjik Të Këshillit Ekonomik Social (KES)

Në kuadër të punëtorise dy ditore për planifikimin strategjik të Këshillit Ekonomik Social (KES), perkrahur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe të financuar nga Ambasada Britaneze, anëtarët e KES-it diskutuan për Raportin njëvjeçar mbi punën e KES-it, si dhe vlerësuan progresin e arritur në realizimin e objektivave specifike të përcaktuara në planifikimin strategjik për vitin 2015.

IKS Gëzon Fëmijët e Punëtorëve Të Sektorit Privat

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, organizoi aktivitetin festiv, me qëllim të ndërgjegjësimit të punëdhënësve për të drejtat e punëtoreve. Me këte rast IKS u ofroi dhurata fëmijëve prindërit e të cilëve punojnë në sektorin privat, kryesisht në ndërtimtari, me rastin e festave të fundvitit.

Ky aktivitet u organizua me donacionet e mbledhura gjatë eventit S.O.S.iety, të organizuar me 17 shkurt 2015 në bashkëpunim me Y serious?, si dhe me ndihmën shumë bujare të DJ Adriatique dhe Meridian Express.

Episodi i Radhës Në Infomagazine – Pushimi i Lehonisë

Episodi i rradhës në Info Magazine Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 12 nëntor 2015. Tema e debatit ishte në lidhje me pushimin e lehonisë dhe me ndryshimin aktual të Ligjit të Punës

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun:

 

Takim Pune i Stafit Të IKS-it Në Tiranë

Takimi i stafit të IKS gjatë datave 29 nëntor – 01 dhjetor 2015, në “Vila Alba” në Tiranë (Shqipëri), që kishte për qëllim të përkthente Strategjinë e IKS në plan pune afat mesëm (2015-2019), ishte shumë inspirues dhe gjallërues. Përveç planit efikas, të mirëstrukturuar dhe konçiz, ne përfituam edhe unitet në ekipë, përkushtim të madh për të zbatuar planin si dhe përkushtim dhe energji të re për të zhvilluar perspektiva të reja. Bravo Ekipa e IKS dhe falemnderit Ariana Haxhiut për përkrahjen.

Falenderime speciale shkojnë te:
SIDA në Kosovë
EUIK
EU
Ambasada Britaneze Prishtinë
GIZ
dhe
Arjana Haxhiu për dizajnimin dhe moderimin e ngjarjes;