Gëzuar Festat

Viti 2016 ka qenë një vit i mbushur me lajme të mira dhe të këqija, befasi të këndshme dhe të pakëndshme, një vit i mbushur me ngjarje të rënda edhe në nivel global.

Urojmë dhe shpresojmë që viti që vjen do sjellë vetëm ndryshime pozitive dhe shpresë për të gjithë ata që po vuajnë nëpër vatra krizash.

Urojmë që viti 2017 të jetë vit i dashurisë, paqes, dhembshurisë dhe të jetë pikë kthese në rivendosjen e besimit midis njerëzish.

Me shpresën që ne të gjithë të kemi mundësi të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave të drejtësisë, dhembshurisë, mirëdashjes dhe bujarisë, stafi i Iniciativës Kosovare për Stabilitet ju dëshiron gjithë të mirat në vitin 2017.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet

Projekti: Përkrahje Partnerëve Social

Projekti Përkrahje Partnerëve Social synon të përmirësojë cilësinë dhe intensitetin e dialogut social në Kosovë, të nënkuptuar si shkëmbimi dhe konsultimi mes organizatave të punëmarrësve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, për çështje që kanë lidhje me punën, punësimin dhe mirëqënien e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Realizimi i këtij synimi do të bëhët nëpërmjet përmirësimit të kushteve për diskutim kuptimplotë mes partnerëve social.
Ky projekt udhëhiqet prej IKS, në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung Pristina, Odën Ekonomike të Kosovës, Sindikatën e Pavarur të Energjitikës së Kosovës, Sindikatën e Pavarur të Metalistëve të Kosovës, organizatën spanjolle Fundacio’ Pau i Solidaritat dhe Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

IKS-ja Gëzon Fëmijët e Punëtorëve të Sektorit Privat

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, në kuadër të projektit Përkrahje Partnerëve Social, me rastin e festave të fundvitit organizoi aktivitetin festiv, me qëllim të ndërgjegjësimit të punëdhënësve për të drejtat e punëtoreve. Me këte rast IKS u ofroi dhurata fëmijëve prindërit e të cilëve punojnë në sektorin privat, veçanërisht atyre që kanë humbur nga një prind në vendin e punës apo atyre qe prindërit u punojnë në sektore të parregulluar mirë e me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria.

Ky aktivitet u organizua me donacionet e mbledhura gjatë eventit S.O.S.iety, të organizuar me 17 shkurt 2015 në bashkëpunim me Y serious?, si dhe me ndihmën shumë bujare të DJ Adriatique dhe Meridian Express.