Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS

Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetet ekzistuese të OSHC-ve në Kosovë, për t’i ndihmuar atyre në përpjekjet për të përfaqësuar interesat e komunitetit, duke i ofruar mundësi për zhvillim të aftësive dhe mjetet e nevojshme për rrethanat e tyre specifike. Projekti kryesisht ka të bëjë me kuptimin e OSHC-ve për proceset e politikave, institucioneve dhe akterëve tjerë, ashtu që OSHC-të të angazhohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive me institucionet qeveritare, veçanërisht me atë në nivel lokal.

Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jetë ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes një skeme grantesh, duke i ofruar atyre fondet e nevojshme për të kryer aktivitetet e tyre dhe për të ndikuar në vendimarrje publike përmes kontributit të tyre profesional dhe teknik, dhe monitorimin e finksionimit të institucioneve publike. Ngritje e kapaciteteve do të ofrohet edhe përmes trajnimit dhe mentorimit për të ndihmuar OSHC-të në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me projektin në përgjithësi, dhe duke I ofruar mbështetje drejtuesve të organizatave për të udhëhequr ato në drejtimin e duhur.

Rezultatet kryesore të këtij projekti do të jenë: portretizimi i OJQ-ve me bazë në komunitet dhe vlerësimi i nevojave të tyre, ndihmë financiare përmes skemës së granteve për OJQ-të, dhe një platformë elektronike për të mbështetur OJQ-të në përpilimin e projekt propozimeve.

Projekti është i financuar nga BE-ja, implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues.

Ftesë për shprehje të interesit: Hulumtim mbi organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet

Iniciativa Kosovare për Stabilitet, në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues, është duke zbatuar projektin “Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti ka për qellim mbështetjen dhe fuqizimin e OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile, në veçanti, mbështetjen e organizatave të cilat kanë lidhje të qarta me çështjet dhe komunitetin ku veprojnë, përmes granteve dhe mbështetjes zhvillimore.

Aktivitet shumë i rëndësishëm i këtij projekti është edhe hulumtimi mbi organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet, të gjeturat dhe rezultatet e të cilit do të jenë bazë për aktivitetet e tjera të projektit. Hulumtimi ka për qëllim të identifikoj dhe vlerësoj nevojat  e OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile.

Nëse jeni individ apo kompani e cila kryen hulumtime, ju lutemi të na kontaktoni dhe të kërkoni dokumentacionin për aplikim, sipas të dhënave në vijim.

Afati i fundit për kërkesë të dokumentacionit është e martë, 20 shkurt 2018.

Dokumentet do t’ju dërgohen më së largu deri më 23 shkurt dhe përzgjedhja do të bëhet më së largu deri më 10 mars 2018.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS

Email: info@iksweb.org

Tel: +381 38 26- 600

Ueb: www.iksweb.org

Adresa: Sylejman Vokshi, Nr i hyrjes 50/5, Prishtinë