Thirrje për Propozim

Thirrje për propozime për grante të vogla

 GrassRoots Action Support” – GRAS

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 12 Nëntor 2018

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) janë duke implementuar projektin “GrassRoots Action Support – GRAS”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi kryesor i projektit “GrassRoots Action Support-GRAS” është të mbështesë konsolidimin e një kulture tolerante dhe demokratike në Kosovë duke forcuar menaxhimin e brendshëm, llogaridhënien dhe transparencën e shoqërisë civile në nivel lokal. Projekti ka dy objektiva specifike: 1) të përmirësojë të kuptuarit e OSHC-ve për proceset e politikave dhe të institucioneve e akterëve të tjerë relevantë për t’u mundësuar atyre që në mënyrë efektive të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare, veçanërisht në nivel lokal; dhe 2) të zhvillojë kapacitetet e OSHC-ve me qëllim që të rritet në mënyrë efikase pjesëmarrja e tyre në procesin e hartimit të politikave.

Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë OSHC-të lokale, në veçanti organizatat me bazë në komunitet, për të kryer aktivitetet e tyre në ndikimin e vendimmarrjes publike përmes kontributeve të tyre profesionale / teknike dhe monitorimin e funksionimit të institucioneve publike.

Fushat kryesore tematike të ndërhyrjes janë:

  1. Qeverisja e mirë: pjesëmarrja qytetare dhe llogaridhënia lokale
  2. Drejtësia Sociale: të drejtat socio-ekonomike
  3. Promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore në nivel lokal

Dispozitat financiare:

Kjo thirrje për propozime do të ofrojë një minimum prej 20 grantesh për projektet me bazë në komunitet.

Shuma minimale për mbështetje financiare është 3,000 euro dhe shuma maksimale është 6,000 euro.

Financimi do të mbulojë 100% të buxhetit të përgjithshëm të projektit. Sidoqoftë, përparësi do t’u jepet aplikacioneve me bashkëfinancim të siguruar prej së paku 5% të kostos totale të projektit.

Kohëzgjatja:

Aktivitetet e zbatuara në kuadër të granteve nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të projektit dhe duhet të përfundojnë jo më vonë se më 31 maj 2018. Vetëm në raste të jashtëzakonshme projektet me afat më të gjatë se 6 muaj (por jo më shumë se 12 muaj) do të financohen, dhe atë vetëm pasi të kenë ofruar një arsyetim të fortë për një periudhë të tillë implementimi.

Kush mund të aplikojë?

  • OShC lokale të regjistruara në Kosovë
  • Organizatat jo-fitimprurëse, shoqatat apo fondacionet
  • OSHC-të tëcilat janë në gjendje të ofrojnë dokumentet e regjistrimit të organizatës (certifikatën e regjistrimit, certifikatën e numrit fiskal) dhe provën që kanë plotësuar të gjitha detyrimet ndaj shtetit, përfshirë Administratën Tatimore dhe informacione të llogarisë bankare)

Sesionet informative:

  • Prishtinë – 22 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Informative dhe Kulurore EUICC/EU, Rr. “Nëna Tereza” nr.36
  • Gjakovë – 23 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Rinore/Zyret e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal
  • Mitrovicë – 24 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Zyret e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal në Veri (ARDA)
  • Ferizaj – 25 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Orchide Restaurant, Rr. Ahmet Kaqiku, nr. 35
  • Pejë –26 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Rinore Zoom
  • Prizren –29 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Kino Lumbardhi, Rr. Remzi Ademi, nr. 4
  • Gjilan –30 tetor 2018, ora 10:00 – 13:00, Qendra Rinore Gjilan

Procesi i aplikimit:

Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet në dy forma:

  • Shkarkimi i formularëve nga ueb faqja e projektit grasks.com, plotësimi dhe dorëzimi me e-mail në gras@iksweb.org , ose
  • Aplikimi përmes e-tool, një formulari të aplikimit online i cili mund të qaset nga vegëza http://grasks.com/apliko-online/ dhe i cili udhëzon aplikuesit gjatë gjithë procesit të plotësimit të aplikacionit në një format të mësimit hap pas hapi.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Pyetjet në lidhje me këtë thirrje për propozime mund të shkruhen dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, në gras@iksweb.org

GRAS Thirrje per Propozime

Don't Get Old

Kosovo is a small country: It is also one of the youngest in Europe. The average age of its 1.78m people is 30 and only 6.2% are 65 and older.1 With limited voting clout the elderly have long been neglected by our politicians. Unlike amongst some of our neighbours we do not have a powerful pensioners’ party. But the nature of Kosovar society does not help either. Because the elderly are almost always cared for by their families, their interests are neglected by society at large. They are ignored by civil society and there is little incentive for government or the private sector to establish specialised care facilities for the elderly, help those who have lost their independence or ensure access to proper social services which are today either nonexistent or ill-adapted to the nature of our society. This is the context of this study into the living conditions of Kosovo’s elderly who are here defined as anyone aged 65 or over.

To read the full report, click here: Don't Get Old  

Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS

Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetet ekzistuese të OSHC-ve në Kosovë, për t’i ndihmuar atyre në përpjekjet për të përfaqësuar interesat e komunitetit, duke i ofruar mundësi për zhvillim të aftësive dhe mjetet e nevojshme për rrethanat e tyre specifike. Projekti kryesisht ka të bëjë me kuptimin e OSHC-ve për proceset e politikave, institucioneve dhe akterëve tjerë, ashtu që OSHC-të të angazhohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive me institucionet qeveritare, veçanërisht me atë në nivel lokal.

Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jetë ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes një skeme grantesh, duke i ofruar atyre fondet e nevojshme për të kryer aktivitetet e tyre dhe për të ndikuar në vendimarrje publike përmes kontributit të tyre profesional dhe teknik, dhe monitorimin e finksionimit të institucioneve publike. Ngritje e kapaciteteve do të ofrohet edhe përmes trajnimit dhe mentorimit për të ndihmuar OSHC-të në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me projektin në përgjithësi, dhe duke I ofruar mbështetje drejtuesve të organizatave për të udhëhequr ato në drejtimin e duhur.

Rezultatet kryesore të këtij projekti do të jenë: portretizimi i OJQ-ve me bazë në komunitet dhe vlerësimi i nevojave të tyre, ndihmë financiare përmes skemës së granteve për OJQ-të, dhe një platformë elektronike për të mbështetur OJQ-të në përpilimin e projekt propozimeve.

Projekti është i financuar nga BE-ja, implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues.

Ftesë për shprehje të interesit: Hulumtim mbi organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet

Iniciativa Kosovare për Stabilitet, në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues, është duke zbatuar projektin “Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti ka për qellim mbështetjen dhe fuqizimin e OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile, në veçanti, mbështetjen e organizatave të cilat kanë lidhje të qarta me çështjet dhe komunitetin ku veprojnë, përmes granteve dhe mbështetjes zhvillimore.

Aktivitet shumë i rëndësishëm i këtij projekti është edhe hulumtimi mbi organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet, të gjeturat dhe rezultatet e të cilit do të jenë bazë për aktivitetet e tjera të projektit. Hulumtimi ka për qëllim të identifikoj dhe vlerësoj nevojat  e OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile.

Nëse jeni individ apo kompani e cila kryen hulumtime, ju lutemi të na kontaktoni dhe të kërkoni dokumentacionin për aplikim, sipas të dhënave në vijim.

Afati i fundit për kërkesë të dokumentacionit është e martë, 20 shkurt 2018.

Dokumentet do t’ju dërgohen më së largu deri më 23 shkurt dhe përzgjedhja do të bëhet më së largu deri më 10 mars 2018.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS

Email: info@iksweb.org

Tel: +381 38 26- 600

Ueb: www.iksweb.org

Adresa: Sylejman Vokshi, Nr i hyrjes 50/5, Prishtinë

Drejtoresha Ekzekutive në Emisionin Express-KTV

Florina Duli, drejtoreshë ekzekutive në Iniciativën Kosovare për Stabilitet-IKS, ka qenë e ftuar në intervistën e ditës në emisionin Express-KTV. Ajo ka folur për pagën minimale, që është bërë temë diskutimi kohëve të fundit, pas këmbënguljes së qeverisë për të mos e ndryshuar atë. Ajo tha se ndërlidhja që bëhet mes pagës minimale dhe skemës së veteranëve është mashtrim që i bëhet popullit nga ana e qeverisë. Përveç pagës minimale, Duli ka folur edhe për të drejtat e punëtorëve, informalitetin në punë e tema të tjera për çështjet sociale në vend .

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e bashkangjitur.

https://www.youtube.com/watch?v=GWcvextQ6B4

Praktikat për Përcaktimin e Pagës Minimale

Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS, me kërkesë të KES, në vitin 2016 ka bërë një studim mbi metodat dhe praktikat për përcaktimin e pagës minimale, për të ndihmuar debatin e brendshëm në KES mbi përparësitë apo sfidat eventuale të marrjes së një vendimi për rritje page. Studimi sugjeron që disa nga kriteret që duhet të përfshihen në përcaktimin e pagës minimale, janë: trendi i zhvillimit ekonomik, shkalla e papunësisë, referenca në shportën e konsumatorit dhe paga mesatare. Por paga mesatare aktualisht nxirret nga të dhënat e ATK-së e cila regjistron vetëm pagat nga sektori formal. Duke marrë parasysh që informaliteti në Kosovë është mes 34-37 për qind, ka rrezik që të dhënat nga ATK-ja prodhojnë rezultate të pasakta.

Raporti ynë rekomandon që të dhënat për kalkulimin e pagës të mirren nga Anketa e Fuqisë Punëtore, kur metodologjia e kësaj ankete të ndërrojë për të regjistruar pagën si variabël të vazhdueshëm. Për shkak që i gjithë procesi i dakordimit të pagës minimale nuk ishte shumë përfshirës, nuk është e qartë se sa janë marrë parasysh rekomandimet nga raporti i kërkuar nga vetë KESi.

http://klankosova.tv/…/absurditeti-i-debatit-mbi-pagen-min…/ 

Engaging in Public Consultation

This toolkit was prepared in order to provide an overview of international and domestic standards and principles on public consultations, and advocacy efforts during law and policy making processes within the Government. Its central aim is to provide guidance to civil society on how to engage in consultation processes in Kosovo, following especially the adoption of the Government Regulation 5/2016 on Minimal Standards for the Public Consultation Process, on 29 April 2016 (hereinafter as “Government Regulation No. 5/2016”).

To read the manual, click here: Engaging in Public Consultation

Magazina Lokale – Zgjedhjet komunale në komunën e Prizrenit

Ekonomia, punësimi, mirëqenia sociale, arsimi e trashëgimia kulturore në komunën e Prizrenit, ishin temat që u diskutuan me kandidatët për kryetar komune në emisionin Magazina Lokale.
 
Të ftuar në emision ishin: Shaqir Totaj nga PDK, Hatim Baxhaku nga LDK, Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje, Zafir Berisha nga Nisma, Lulzim Kabashi nga AAK dhe Osman Krasniqi nga AKR. Kandidatët e gjashtë subjekteve politike, shpalosën planet e tyre për komunën e Prizrenit.

Emisioni Magazina Lokale realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacionin Friedrich Ebbert.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e bashkangjitur: