Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Nacional

Sistemi i Rindërtimit Të Integritetit Nacional (SRIN) është metodologji e zhvilluar nga TIRI për të vlerësuar perfomancën e institucioneve dhe iniciativave në vendet e pasluftës, kur ato fillojnë rindërtimin e shtetit dhe lëvizin në drejtim të demokratizimit. SRIN-i kosovar ofron një studim sistematik të kontekstit institucional të Kosovës së pas luftës, duke shikuar mënyrat se si kanë ndikuar rregullimi formal juridik, lidhjet me pushtetin dhe korrupsioni në zhvillimin e institucioneve kryesore, siç janë ekzekutivi,mediat, policia dhe sistemi gjyqësor.

Klikoni për raportin e plotë: Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Nacional

Vizionet Utopike

Vizionet utopike: Dështimet e qeverisjes në kryeqytetin e Kosovës.

Tensioni i lartë politik që është duke i përcjellë negociatat për status final, lehtë mund ta mjegullojë prezencën e një sfide të madhe që e pret Kosovën pas zgjidhjes së statusit. Për më se gjysmë shekulli, Kosova ka ngecur pas Evropës si në aspektin social ashtu dhe në atë ekonomik. Vendimi mbi statusin, si i vetëm, nuk do ta ndryshojë këtë trend. Për një ndryshim të tillë, duhet ndërmarrë ndërrime fundamentale në mënyrën se si qeveriset
Kosova. 

Si kryeqytet i Kosovës, Prishtina do të duhej ta udhëhiqte këtë proces të revitalizimit duke i parashtruar kriteret e qeverisjes efektive demokratike. Prishtina është komuna më e pasur e Kosovës, qendra e të gjitha institucioneve të saja të qeverisjes dhe baza e një numri të madh të institucioneve ndërkombëtare. Por megjithatë, Prishtina nuk ofron një shembull të mirë të qeverisjes për komunat e tjera. 

Ndërtimet ilegale nuk kanë të ndalur. Ndërtesat ndërtohen pa i marrë parasysh standardet e sigurisë, ndërsa vendbanimet e paplanifikuara dhe zgjerimet komerciale e ngarkojnë infrastrukturën ekzistuese. Qendra historike e qytetit është ngulfatur nga ndërtimet e reja të larta. Ndërtesat e futura në listën e trashëgimisë së mbrojtur kulturore janë lënë pas dore, ku disa prej tyre edhe janë shkatërruar plotësisht.

Klikoni për raportin e plotë: Vizionet Utopis

Një e Ardhme për të Kaluarën e Prishtinës

Që nga viti 1945, tregimi për Prishtinën e vjetër është një tregim për shkatërrimin e qytetit dhe mundësive të humbura.
Në epokën e hershme komuniste, ky shkatërrim i së kaluarës ka qenë rezultat i politikave joliberale. Motoja e ‘zhvillimit urban’ në vitin 1950 ishte ‘ta shkatërrojmë të vjetrën , ta ndërtojmë të renë’.

Klikoni për raporting e plotë: Një e Ardhme për të Kaluarën e Prishtinës

Një Pasqyre e Zhvillimit të Mitrovicës Ndër Vite

Në dhjetor të vitit 2009, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka publikuar gjashtë analiza të shkurtra mbi situatën në komunës dhe qytetit të Mitrovicës. Dy vjet më vonë, po i kthehemi kësaj teme dhe po përpiqemi të prodhojmë një analizë bazë mbi situatën e komunës. Dokumenti hulumtues ‘Një pasqyre e zhvillimit të Mitrovicës ndër vite’ përdor një qasje holistike duke u fokusuar në ndryshimet strukturore afatgjata si dhe konstante në historinë e Mitrovicës. Këtë herë, hulumtimi ka përfshirë periudhën më të gjatë duke filluar nga shekulli 20, pastaj kohën e lavdishme të kohës jugosllave kur Mitrovica arriti kulmin e saj deri në ditët e sotme, ku ish-gjiganti ekonomik është i kapluar me tensione etnike, rënie ekonomike dhe gjendja në qytet dhe veriu të vendit mbeten të pa qëndrueshme.

Hulumtimi prezanton disa informacione paraprake për një tjetër publikim të ardhshëm mbi Mitrovicën, i cili shqyrton zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës nga fundi i konfliktit në vitit 1999, duke hedhur dritë mbi ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i Marrëveshjes së Parë të Brukselit.

Dokumenti hulumtues është i ndarë në tri pjesë që vështrojnë zhvillimin e Mitrovicës nga aspekte të ndryshme:

  • Pjesa e parë shikon dimensionin historik që ka formuar Mitrovicën gjatë viteve. Përfshinë tre aspekte kryesore: lufta, tregtia dhe industria duke filluar nga periudha para Luftës së Parë Botërore dhe ofron një pasqyrë të rëndësisë së Mitrovicës si një qytet garnizoni gjatë shekullit të 20-të, si dhe rritja e rëndësisë si një qytet tregtar i ndihmuar nga lidhja në vijën hekurudhore nga Selaniku. Kjo pjesë gjithashtu nënvizon fillimet e hyrjes së investimeve direkte të huaja në fund të viteve 1920, që hapën rrugën për zhvillimin e rajonit të pasur të minierave.
  • Pjesa e dytë e studimit flet për rritjen industriale të qytetit dhe duke shoqëruar ndryshimet demografike, migracionin dhe përbërjen etnike të qytetit dhe rajonit gjatë viteve që përfshinë epokën e pare të Luftës së Dytë Botërore.
  • Pjesa e tretë fokusohet në ekonominë e Mitrovicës dhe trashëgiminë e varësisë shtetërore që e ka ndjekur atë deri në ditët e sotme dhe implikimet e saj në jetën ekonomike dhe përbërjen e punësimit në Mitrovicën jugore dhe veriore.

Klikoni për raportin e plotë: An Overview of the Development of Mitrovica Through the Years