Në mes të bisedimeve diplomatike rreth statusit final të Kosovës është shumë e lehtë të humbasësh shikimin për sfidat afatgjata zhvillimore që duhet të adresohen sa i përket të ardhmes politike. Janë pesë çështje të një rëndësie të veçantë, që politikëbërësit e Kosovës nuk duhet t’i injorojnë:
- Analfabetizmi funksional vazhdon të jetë i shpërndarë.
- Femrat janë burimi më i madh i ekonomisë së Kosovës,
- Përderisa Kosova nuk investon më shumë në njerëzit e saj,
- Çelësi i stabilitetit të Kosovës varet nga edukimi dhe rritja e mundësive për punësim,
- Shoqëria kosovare – politikanët, shoqëria civile, mësuesit, mediat dhe kritikët.
Qëllimi i këtij projekti është që të japë ide të reja dhe të kontribuojë në dizajnimin e strategjive gjithëpërfshirëse për t’i fuqizuar gratë që të marrin rol më aktiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Ky raport ka për qëllim që të nxisë debate të nivelit kombëtar, duke nxjerrë në pah lidhjet mes zhvillimit ekonomik, edukimit dhe mundësive për punë. Gjithashtu ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për luftimin e barrierave kulturore dhe paragjykimeve të cilat kufizojnë zgjedhjet e femrave.