Vleresimi i programit të UNICEF-IT për shkollimin e femrave.
Vazhdoni leximin e Projekti: Vlerësimi i Programit të UNICEF-IT për Shkollimin e Femrave
Drejt Lisbonës
Qëllimi i këtij raporti është që të japë ide të reja dhe të kontribuojë në dizajnimin e strategjive gjithëpërfshirëse për t’i fuqizuar gratë që të marrin rol më aktiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Ky raport ka për qëllim që të nxisë debate të nivelit kombëtar, duke nxjerrë në pah lidhjet mes zhvillimit ekonomik, edukimit dhe mundësive për punë. Gjithashtu ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për luftimin e barrierave kulturore dhe paragjykimeve të cilat kufizojnë zgjedhjet e femrave.
Prandaj, ky raport është më shumë se vetëm për femrat rurale, në thelb është për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Në qoftë se Kosova me të vërtetë pretendon që të bashkohet drejt standardeve evropiane të jetesës, promovimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor duhet të zërë vend qendror në strategjitë e zhvillimit social dhe ekonomik.