IKS organizoi seminarin konsulativ rreth projektit “Ekonomia Politike e Mitrovicës dhe Gjakovës: Ndikimi në Stabilitetin Social dhe Politik”. Të ftuar ishin autoritetet lokale dhe shoqëria civile e Komunës së Gjakovës të cilët diskutuan situatën socio-ekonomike në Komunën e Gjakovës me fokus te veçantë grupet e marxhinalizuara si gratë kryefamiljare, komuniteti RAE dhe të Rinjtë
Rinia, Potenciali Më i Pashfrytëzuar
Artikull në “Radio Evropa e Lirë” ku citohet Drejtori për Hulumtime i IKS-it, Arbër Gorani. Për më tepër klikoni këtu.
Radio Evropa e Lirë
IKS në RTK në “Evropa Mmë Afër”
Engjellushe Morina, drejtore ekzekutive e IKS-it është ftuar të jetë pjesëmarrëse në debatin për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Në programin “Evropa më Afër”. Mysafir të tjerë të ftuar në këtë debat ishin Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Besa Luci, hulumtuese në Klubin për Politikë të Jashtme.
IKS në Beograd
Engjellushe Morina ishte ftuar nga Fondi Evropian për Balkan (EFB) në Beograd, në seminarin “Reforma e Proceseve të Politik-bërjes në Ballkanin Perëndimor: Prej ideve të mëdha drejt hapave konkret në agjenden e reformave”. Engjellushja në prezentimin e saj është fokusuar në përvojat e IKS-it gjatë projekteve të kaluara dhe të tashme, dhe si IKS-i bënë shtytje për implememtimin e rekomandimeve në nivelin e politik-bërjes.
Projekti: Sondazh Opinioni Zërat e Rinj
Kosova ka popullatën më të re në Evropë, çdo i katërti person i përket grupmoshës 15-24 vjeçare. Kosova mbetet një nga vendet më të varfëra në Evropë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ekonomia e saj ecën me hapin e kërmillit, ndërsa papunësia vazhdon të jetë në nivele të larta shokuese. Ndërsa shumë janë të mendimit se e ardhmja e vendit është në duart e rinisë, ky mendim duket se po anashkalon rininë e Kosovës. Situata e rëndë në vend, e le rininë kosovare me perspektiva të paqarta për të ardhmen e saj. Për më tepër, duket se kosovarët e rinj ndikojnë shumë pak në institucionet e lidhura ngushtë me jetën e tyre të përditshme.
Nëse Kosova është serioze në lidhje me integrimin evropian, hapi i parë që duhet ndërmarrë duhet të jetë fuqizimi i rinisë sepse Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes luksin e injorimit të potencialit të saj rinor. Kosova mund të jetë një ekonomi konkurruese në tregun evropian vetëm nëse investon më shumë tek të rinjtë e saj.
Nisur prej kësaj, IKS-i i hedh një vështrim jo të zakonshëm mendimeve dhe ndjenjave të kosovarëve të rinj, botëkuptimeve të tyre të së tashmes dhe së ardhmes, duke shpresuar se do të mund të ndikojë në formulimin e politikave më të mira në interes të fëmijëve dhe rinisë së Kosovës. Ky projekt i financuar nga UNICEF-i filloi në dhjetor 2009 dhe parashikohet të përfundojë në pranverë 2010. Si pjesë e këtij projekti, IKS-i do të ndërmarrë xhirimin e një dokumentari të shkurtër.
Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010
IKS-i publikoi raportin ‘Çliro Nryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010.’
Kosova ka popullatën më të re në Europë dhe ekonominë më të varfër në rajon. Çdo i katërti person i përket grupmoshës 15-24 vjeçare, 73 përqind e të cilëve janë të papunë. Ndërsa shumë janë të mendimit se e ardhmja e një vendi i përket të rinjve, rinia e Kosovës zë pak vend në politikat që përcaktojnë të ardhmen e tyre. Edukimi, fuqizimi dhe punësimi i rinisë Kosovare mbesin sfidat kryesore të Kosovës në rrugën drejt Integrimit Europian. Kosova duhet të investojë më shumë për rininë e saj për të qënë një ekonomi konkurrente në tregut e gjerë Europian.
Ky studim shqyrton situatën e të rinjëve të Kosovës, duke i vendosur së bashku pikëpamjet, mendimet dhe eksperiencat e tyre ne lidhje me edukimin, punësimin, pjesmarrjen në vendim marrje, si dhe perspektivat e tyre për të ardhmen. Raporti ‘Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010’ synon të vendosë të rinjtë në qendër të debatit për të ardhmen e Kosovës, të shërbejë si mjet avokimi për identifikimin e mangësive dhe drejtimin e përpjekjeve drejt përshtatjes së sistemit të edukimit sipas kërkesave të tregut, identifikimin e mundësive për punësimin e të rinjve si dhe gjetjen e kanaleve për përfaqësimin e rinisë dhe pjesëmarrjen e tyre në vendim marrje.
Klikoni për raportin e plotë: Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010
IKS në Pejë
Pas publikimit të raportit “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”, më 20 tetor në Prishtinë, IKS-i po organizon 4 seminare rajonalë. Seminari i parë u organizua sot, 5 nëntor, në Universitetin Iliria në Pejë. Pas prezantimit të dokumentarit dhe të dhënave të raportit të ftuarit debatuan për arsimin, punësimin dhe format e pjesëmarrjes në vendim marrje të të rinjve Pejanë.