Engjëllushe Morina ishte e ftuar nga Sudosteuropa Gesellschaft për të marrë pjesë në punëtorinë “Formësimin e Ardhmërisë së Serbisë dhe Kosovës: Kontributet e Shoqërisë Civile në Dialog dhe Bashkëpunim”. Qëllimi i punëtorisë ishte të sjellte anëtarë të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova për të diskutuar çfarë kanë ndërmarrë deri tash shoqëritë civile për të nisur dialog në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe Serbi. Cilat prioritete janë theksuar në runde të mëparshme të bisedimeve? Çfarë vështirësi janë hasur në këto bisedime? Engjëllushja kontriboi në sesionin “Rinia shqiptare dhe serbe në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit: Jetë e vështirë, perspektiva të zymta?” së bashku me Leon Malazogun (PER) dhe Ivan Kuzminovic (Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi). Punëtoria u mbajt nën rregullat e Chatham House
IKS-i Publikoi Analizën Politike “Linja Ekspres Rahovec-Bruksel”
Përmes këtij hulumtimi, Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka mëtuar t’i trajtojë disa nga
këto sfida, duke shtjelluar për më së afërmi ekonominë rurale të një njësie: Rahovecit. Komuna
e Rahovecit, me të kaluarën e vet të pasur në prodhim të verës dhe me tokën e vet bujqësore
pjellore, ka potencial të theksuar për zhvillim në të ardhmen. Kjo komunë gjithashtu ka shënuar
përparim pas përfundimit të procesit të privatizimit, ndërsa që disa nga komunat fqinje të saj, si
Gjakova e Prizreni, kanë dështuar në këtë drejtim. Mësimet e nxjerra në Rahovec mund të
shfrytëzohen si zgjidhje për ato degë të industrisë së verës që aktualisht kanë ngecur.
IKS në Prizren
Pas publikimit të raportit “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”, më 20 tetor në Prishtinë, IKS-i po organizon 4 seminare rajonalë. Seminari i dytë u organizua sot, 8 nëntor, në Qendrën Rinore në Prizren. Pas prezantimit të dokumentarit dhe të dhënave të raportit të ftuarit debatuan për arsimin, punësimin dhe pjesëmarrjen në vendim marrje të të rinjve në Prizren.