Shërbimi për Hulumtime Parlamentare (NDI) në Kuvendin e Kosovës organizoi një trajnim rreth: Hulumtimeve Legjislative, Analizat Krahasimore të Politikave Legjislative, si dhe Prezantimi dhe mbrojtja e dokumenteve hulumtuese para komisioneve dhe grupeve punuese parlamentare.
Trajnimi u mbajt nga Delegacioni i House Democracy Partnership – Congressional Research Service (CRS): Bill Robinson dhe Francis Miko.
Ky trajnimi zgjati një javë prej 12 deri më 16 Shtator 2011, në Prishtinë.
Duke parë rëndësinë e këtij trajnimi, Brikenë Hoxha nga IKS-i ishte pjesë e tij dhe përfitoi nga eksperienca e dy ekspertëve amerikanë të kësaj fushe.