Abrashi: Nga e Hëna Nis Zbatimi i Pensionit Invalidor Dhe Familjar Në Kosovë

Pensioni invalidor dhe ai familjar janë dy skemat e reja që kanë filluar të zbatohen në Kosovë. Kështu u shpreh ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Arban Abrashi, mbrëmë në emisionin Info Magazinë, në televizionin Klan Kosova.

Sipas tij, skemat e ofruara do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Siç e duan rregullat këto skema të reja kanë hyrë në fuqi dhe qytetarët mund të marrin aplikacionet për këto skema penisonale. Qytetarët nga sot mund të shkojnë t’i vizitojnë zyrat e pensioneve dhe nga e hëna të fillojnë aplikimin” u shpreh Abrashi.

Ai  saktësoi se pensioni invalidor fillon me një shumë bazike prej 75 euro.

Abrashi gjatë debatit foli edhe për çështjen e veteranëve të luftës. Tha se janë rreth 40 milionë euro që shkojnë vetëm për veteranët.

“Ne bëjmë shpërndarjen e pensioneve për të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Me veteranët jemi pajtuar që  shuma të jetë prej 0.7 % të GDP-së. Kemi rreth 90 milionë të ndara për këtë skemë dhe për skemën e pensioneve familjare” u shpreh ai.

Sipas tij, aktualisht  janë gjithsej 29 mijë veteranë që marrin pension.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka folur edhe për numrin e të papunëve në Kosovë.

“Sot i kemi rreth 350 mijë të papunë. Shifrat për vitin e kaluar po del të jetë rreth 26 deri 27%, që është një rënie krahasuar me vitin 2014”

I pyetur për punësimin e resë se kryeministri në ministrinë që ai e drejton, Abrashi e konfirmoj një gjë të tillë duke thënë se bashkëshortja e djalit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është punësuar në një projekt dhe se nuk ka asgjë kundër-ligjore rreth kësaj.

Dialogu social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacionin Friedrich Ebert (FES).

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=zvAtdizfUj0&feature=youtu.be

Përmirësimi i Qeverisjes në Kosovë: Evoluimi dhe Ndikimi i Kushtëzimit të BE-së Përmes Ndihmës Politike dhe Financiare

Ky dokument synon t’i analizoj ndikimet e politikave dhe fondeve të BE-së që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe kontrollin e korrupsionit në Kosovë. Ai shqyrton ndërlidhshmërinë mes kushtëzimeve të BE-së siç është paraqitur në dokumente të politikave të ndryshme dhe të asistencës financiare të ofruar nga BE për Kosovën për fushën e sundimit të ligjit. Fokusi mbetët periudha pas vitit 2007, por gjithashtu dokumenti fillon  me një përshkrim të shkurtër të konfliktit në Kosovë dhe pasojat e tij. Gjithashtu, dokumenti paraqet mënyrën se si finesat e diskursit në dokumentet e politikave dhe prioritetet e financimit, duke nënvizuar mekanizmat kushtëzues të  aplikuar dhe asistencës së ofruar. Ai vlerëson kushtëzimin nga këndvështrimi i performancës së Kosovës kundër korrupsionit gjatë kësaj periudhe. Dokumenti nxjerr konkluzione në lidhje me efektivitetin e politikës dhe ndihmës financiare të BE-së në fushën kundër korrupsionit, me qëllim të informimit të debatit të vazhdueshëm politik mbi mënyrën e forcimit të levave të BE-së në përmirësimin e përpjekjeve kundër korrupsionit në vendet anëtare pretendente për anëtarësim në union, sidomos në një situatë pas konfliktit.

Për raportin e plotë, klikoni këtu- Improving governance in Kosovo: Evaluating the Impact of EU Conditionality through Policy and Financial Assistance 

Episodi i Radhës Në Infomagazine Klan Kosova

Episodi i rradhës në Info Magazine Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 03 mars 2016. Tema e debatit ishte Odat Ekonomike karshi dialogut social, ndikimi i tyre dhe cilat janë të dhënat e hollësishme në raport me të drejtat e punëtorëve në Kosovë.
Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.
Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun: https://www.youtube.com/watch?v=-oWd4yeQHrY

Ndërsa, për të lexuar përmbledhjen e diskutimit shihni linkun më poshtë :http://klankosova.tv/sfidat-e-dialogut-social-ne-kosoves-odat-ekonomike-dhe-sindikatat-e-punetoreve/