Synimi i arritjes së barazisë gjinore në Kosovë ka rezultuar me angazhime konkrete në përfshirjen e objektivave të barazisë gjinore në nivelin qendror dhe atë lokal, nga ana e institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, aktivisteve si dhe ekspertëve. Por, me gjithë përpjekjet për ta trajtuar barazinë gjinore në çdo fushë të jetës së përditshme nga këta akterë, kjo ende nuk është një realitet në praktikë. Gratë dhe burrat në Kosovë nuk gëzojnë të drejta të barabarta, prandaj ende vazhdojnë pabarazitë shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Këto pabarazi janë rezultat i formësimeve shoqërore të bazuara në stereotipe të shumta gjinore të pranishme në familje, në jetën politike dhe publike. Në të njëjtën kohë, këto janë fusha në të cilat është e mundur të veprohet, të përvetësohen qasje të reja, dhe, përgjithësisht, të iniciohet një ndryshim më i madh.
Ky Udhëzues ka për qëllim të rrisë kapacitetet dhe aftësitë e politikëbërësve duke ofruar hapa të thjeshtë e praktikë në drejtim të përfshirjes gjinore. Ai synon që përfshirja gjinore të bëhet pjesë qendrore e programeve dhe politikave në të ardhmen.
Kliko këtu për të lexuar udhëzuesin – Përfshirja e Perspektivës Gjinore në Praktikë – Udhëzues –