Zgjedhjet në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kërkohet të jenë të fuqishme dhe unifikuese. Në këto zgjedhje, duhet të kandidojnë njerëz të ri dhe të formuar. Kështu u tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, të mbajtur me 16 shkurtë 2017.
Valbona Kamberi nga Sindikata e Policisë, tha se interesimi për të qenë pjesë e BSPK është i kamotshëm. Ajo tha se deri më tani asnjëherë nuk ju është dhënë mundësia për dialog.
“Në BSPK asnjëherë nuk kemi gjetur bashkëpunim për dialog të ndërsjellë, asnjëherë nuk e kemi pasur derën e hapur sepse ata i frikohen reformave të reja sa i përket aspekteve ligjore” tha Kamberi.
Kamberi tha se janë të gatshme për bisedime mirëpo para mbajtjes së Kongresit.
Në anën tjetër, Rrahman Jashari nga Sindikata e Arsimit, tha se situata momental e BSPK-së nuk duhet të ketë situata të tilla në shekullin 21. Ai tha se deri më tani nuk kemi pasur zë unik sindikal që merret me të gjitha çështjet.
“Kemi përvojë jo të mirë me BSPK-në, mirëpo pa qenë brenda BSPK-së nuk mund të bëjmë ndryshime. Ne nuk do të kandidojmë për kryetar sepse në Memorandumin e nënshkruar ju kemi tregu që nuk po shkojmë për interesa personale por me qëllim të sinqertë” tha Jashari.
Kamberi tha se struktura e tanishme e BSPK nuk garanton se do të ketë diçka të re.
Ekonomisti, Ibrahim Rexhepi tha se deri më tani BSPK nuk ka arritur ti mbroj të drejtat e punëtorëve.
“Qeverisë i përshtatet një situatë e tillë që të mos ketë partner të fortë sindikal” tha Rexhepi.
Zgjedhjet në BSPK, është thënë se do të mbahen në Maj të këtij viti.
Dialogu social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacioni Friedrich Ebert (FES).
Linkun e këtij debati mund ta gjeni këtu: