Confederation Suisse

Hulumtimi i IKS-it mbi trashëgimin kulturore të Prishtinës ka qenë kryesisht i përkrahur nga Agjencioni Zvicerran për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).

ARNISA XHARRA

Arnisa i eshte bashkuar ekipit te IKS-it ne Dhjetor te vitit 2015. Ka perfunduar bachelor-in ne Marketing dhe Biznes nderkombetar ne Auckland University of Technology dhe po ashtu edhe eshte kandidat per master ne Administrim Bisnesi ne European Center for Peace and Development. Arnisa para se te filloj punen ne IKS, ka qene pjese e FINCA Kosove ku ka punuar si specialiste e marketingut per 7 vite me rradhe.

E-mail: arnisa_xharra@iksweb.org

Local Government and Public Service Reform Initiative

Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë pas pavarësisë.” Projekti ka filluar në nëntor 2009 dhe pritet të përfundojë në pranverë 2010. Projekti është azhurnim i njërit prej raporteve të mëhershme të IKS-it, “Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar” i publikuar më 2007. Ky projekt do të analizojë më thellë shtysat dhe pengesat kundrejt përmirësimit të luftës kundër korrupsionit.

Pubikohet Raporti i Parë për Mbështetjen Financiare të OJQ-ve

Më 14 Mars 2017 është publikuar raporti i parë për mbështetjen financiare të Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë nga institucionet publike. Ky raport është hartuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë me mbështetjen e projektit
dy vjeçar të financuar nga BE “Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”, i cili synon të përmirësojë kapacitetet e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim efektiv me shoqërinë civile në kryerjen e reformave të rëndësishme ekonomike dhe sociale.

Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), Florina Duli, që gjithashtu është anëtare e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile, gjatë prezantimit të raportit theksoi se publikimi i këtij raporti shënon një hap drejt transparencës, megjithatë ende mungojnë informacionet më të detajuara mbi atë se cilat janë projektet që janë zbatuar dhe impaktin që ato kanë pasur. Znj. Duli,  theksoi gjithashtu se analiza përveç që ndriçon deri në një masë praktikat aktuale të mbështetjes financiare  të OJQ-ve, ajo pritet të ndihmojë që reforma e planifikuar në sektorin e kontraktimit të OJQ-ve për ofrim shërbimesh publike të zbatohet sipas standardeve me të mira evropiane, duke mos u lënë hapësirë praktikave të nepotizmit dhe korrupsionit.

Projekti: Mbështetje për Reformën e Administratës Publike

Me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) përkrah departamentin për regjistrim dhe ndërlidhje me OJQ-të në procesin e hartimit të koncept dokumentit për Plotësim – Ndryshimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në OJQ.

Kosovo Foundation for Open Society

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka qenë mbështetës i punës së IKS-it që nga viti 2005. Hulumtime të shumta si problemet në qeverisjen e Prishtinës, sfidat e ekonomisë rurale të Rahovecit, roli i BE-së në Kosovën e pavarur kanë qenë të financuara kryesisht nga KFOS-i. Nën ombrellën e FORUM 2015, KFOS-i ka mbështetur gjithashtu projektet “Imazhi çon peshë” të publikuar në fund të vitit 2008, dhe “Vlerësimi i ndikimit të reformave lokale në Kosovë” që pritet të publikohet në fund të shkurtit 2010.

Përfshirja Sociale në Programet e Partive Politike

Parandalimi, lehtësimi dhe mënjanimi i problemeve sociale, arritja e barazisë shoqërore dhe përkrahja sistemore e grupeve më të brishta të shoqërisë, janë ndër sfidat më të mëdha të një shteti modern demokratik.

Ky hulumtim analizon dhe krahason përfshirjen e  politikave sociale në programet politike e zgjedhore të partive politike të Kosovës.

Pyetjet kryesore të hulumtimit janë:

  • Cilat politika sociale janë të prezantuara në programet e partive politike të Kosovës?
  • Cilat janë karakteristikat kryesore të politikave sociale të këtyre partive?
  • Sa janë  të realizueshme këto politika në Kosovë?
  • Cili është qëndrimi dhe sjellja  për këtë temë i përfaqësuesve të partive në kuvend gjatë debatit dhe vendimmarrjes në parlament në raport me politikat sociale të prezantuara në programe?