Florina Duli, drejtoreshë ekzekutive në Iniciativën Kosovare për Stabilitet-IKS, ka qenë e ftuar në intervistën e ditës në emisionin Express-KTV. Ajo ka folur për pagën minimale, që është bërë temë diskutimi kohëve të fundit, pas këmbënguljes së qeverisë për të mos e ndryshuar atë. Ajo tha se ndërlidhja që bëhet mes pagës minimale dhe skemës së veteranëve është mashtrim që i bëhet popullit nga ana e qeverisë. Përveç pagës minimale, Duli ka folur edhe për të drejtat e punëtorëve, informalitetin në punë e tema të tjera për çështjet sociale në vend .
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e bashkangjitur.