Kosova është vend i vogël: Kosova është gjithashtu shteti më i ri në Europë. Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës prej 1.7 milionë banorëve është 30, dhe vetëm 6.2% janë të moshës 65 apo mbi 65-vjeçare. Me një pjesëmarrje të vogël në elektorat të moshuarit janë shpërfillur për një kohë të gjatë. Ndryshe nga disa prej fqinjëve tanë, ne nuk kemi parti të fuqishme të pensionistëve. Por as natyra e shoqërisë kosovare nuk ndihmon shumë në këtë aspekt. Meqenëse për të moshuarit gati gjithmonë përkujdesen familjet e tyre, interesat e tyre në masë të madhe shpërfillen nga shoqëria. Ata shpërfillen nga shoqeria civile dhe nuk ka shumë vullnet nga qeveria apo nga sektori privat për të krijuar ente të posaçme të kujdesit për të moshuarit, për t’u ndihmuar atyre të cilët e kanë humbur pavarësinë, apo për të siguruar qasje në shërbime adekuate sociale të cilat sot ose nuk ekzistojnë ose nuk janë të përshtatura si duhet me natyrën e shoqërisë sonë. Ky është konteksti i këtij studimi të kushteve të jetesës të të moshuarve të Kosovës të cilët këtu definohen si persona të moshës 65 apo mbi 65-vjeçare.
Për të lexuar raportin, klikoni – Mos u Plaksh