Në mënyrë që të përshkruajë shpërfilljen njëdekadëshe të partive politike kundrejt çështjeve sociale dhe grupeve të margjinalizuara në përgjithësi, IKS nxjerr këtë analizë që fokusohet si në hapësirën që partitë/koalicionet politike ua japin cështjeve sociale në programet e tyre, ashtu edhe në cilësinë e ofertave të bëra. Shteti më i ri në Europë ofron pak mbrojtje sociale për popullsinë e vet dhe nuk arrin t’i adresojë madje as nevojat themelore të grupeve të margjinalizuara. Derisa miliarda euro shpenzohen për projekte infrastrukturore, shumë pak vullnet tregohet për përmirësimin e sistemit të sigurisë sociale nga cilado prej partive kryesore të spektrit politik.
Për të lexur më shumë, klikoni: Social Policies in Political Party Programs _ ALB