Emisioni Dedikuar Instrumentit të Okarinës

Trashëgimia jo-materiale apo shpirtërore, si përfshirja e artit dhe muzikës, përbëjnë pasurinë më të madhe kolektive të një shoqërie. Me qëllim që të ndërgjegjësojmë publikun për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore,  me theks të veçantë instrumentet autoktone, mbrëmë në emisionin Express në KTV, u diskutua për instrumentin e Okarinës. 

Ky emision u realizua në kuadër të projektit “Promovimi dhe ndërgjegjësimi mbi Trashëgiminë Kulturore Jo-materiale në Kosovë“ që është pjesë e garantit të financuar nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”. Ky projekt implementohet nga UNDP-ja dhe finacohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni emisionin.  

 

 

Trajnim mbi instrumentin e Okarinës

[ngg_images source=”galleries” display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”0″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”0″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Dje, me datë 13 shkurt 2019, mjeshtri Shaqir Hoti ofroi trajnim një ditor për nxënësit e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, mbi instrumentin e Okarinës.

Gjatë kësaj punëtorie, që mblodhi më shumë se 40 muzikantë të rinj, mjeshtri Shaqir Hoti demonstroi mënyrën e krijimit dhe praktikmit të Okarinës si dhe instrumenteve të tjera muzikore autoktone të prodhuara nga argjila dhe druri. Gjithashtu, përmes shumë pyetjeve interesante, nxënësit shfaqën interes të madh për historinë dhe vlerat e instrumenteve muzikore autoktone, e sidomos për Okarinën.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi dhe ndërgjegjësimi mbi Trashëgiminë Kulturore Jo-materiale në Kosovë“ që është pjesë e garantit të financiar nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” projekt i implementuar nga UNDP-ja dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP).