Raporti Final i Monitorimit

Ky raport është rezultati përfundimtar nga aktiviteti që synon matjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe punësimit në sektorin privat në Kosovë. Raporti bën një përmbledhje të legjislacionit të punës dhe ligjeve të ndërlidhura me shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe kornizën institucionale për zbatimin e tyre. Më tej bën një përmbledhje të ndryshimeve të pritshme / të iniciuara në legjislacionin e lidhur me punën përpara se të diskutojë për gjetjet nga hulumtimi në terren me kompani të sektorit privat, para se të paraqesë gjetjet nga sondazhi me bizneset.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu:

 

Thirrje për Shprehje të Interesit

Në kuadër të projektit “Punë të denjë përgrate në Kosovë’, Iniciativa Kosovare për Stabilitet në bashkëpunim me Qendrën për Politika dhe Avokim, shpallin të hapur thirrjen për shprehje të interesit për kompanitë që mirren me hulumtime.

Thirrja mbetet e hapur deri me datë 22/10/2020 dhe mund të gjindet në këtë vegëze: Thirja për Shprehje të Interesit 

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.