Thirrje për Anketues

IKS, në kuadër të projektit “Mbështetje për Koalicionin e Drejtësisë Sociale”, po kërkon katër (4) anketues, si pjesë e hulumtimit me punonjësit e sektorit privat në Kosovë dhe vlerësimin e njohurive të tyre mbi ligjet e lidhura me punën.

Gjetjet e këtyre vizitat do t’u shërbejnë vendimmarrësve për të identifikuar aspektet më problematike të zbatimit të ligjeve bazë në fushën e punës dhe punësimit, dhe në të njëjtën kohë shërbejnë si udhëzues për agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me problemet e identifikuara në terren.

Anketimi në terren do të zgjasë nga data 30 gusht deri më 30 shtator 2021. Kandidatët e interesuar duhet të dëgojnë CV-në dhe një letër motivuese në email adresën:

mrike_sefaj@iksweb.org. 

Thirrja do të jetë e hapur për një javë, duke filluar nga 17.08.2021, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 23.08.2021.

Për më shumë klikoni në këtë link: Thirrje per anketues