Ne ju ftojmë të aplikoni për Shkollën Rajonle për Pjesëmarrje Rinore që do të zhvillohet në 6-12 korrik në Nish, Serbi.
Shkolla e pare për shoqërinë civile POLITEIA u zhvillua në 1997 ku të rinjtë fituan njohuri të vlefshme mbi vlerat europiane dhe demokratike. Qysh atëhere, qindra të rinjve iu mësua dhe u motivuan të marrin pjesë aktivisht në proceset sociale dhe politike. POLITEIA është njohur si një nga programet edukativ jo-formal për shkak të zgjedhjes së mrekullueshme të lektorëve, metodologjisë ndëraktive si dhe zgjedhjes së pjesëmarrësve cilësorë. POLITEA u zgjerua në nivel rajonal gjatë tre viteve të projektit rajonal “Regional Youth Compact for Europe – RYCE” (2018-2021) dhe pjesëmarrja është tani e mundur për të rinj nga i gjithë rajoni i Balkanit Perëndimor. Shkolla Rajonale POLITEIA është e organizuar brenda projektit rajonal 3 vjeçar“Regional Dialogue for Europe” e financuar nga Bashkimi Europian.
Disa nga çështjet kryesore të POLITEA-s këtë vit do të jenë:
- Bashkimi Europian dhe zgjerimi – Balkani Perëndimor dhe aderimi në BE: Western Balkans and accession to the EU: stagnami apo progres?
- Identiteti Kombëtar, Rajonal dhe Europian – Si mund ti lidhim ato?
- Çfarë lloj progresi ekonomik dhe social do të sillte adaptimi i standardeve europiane?
- Çfarë shteti dhe shoqërie duam të ndërtojmë?
- Hapësira publike – përfshirëse, demokratike, pa gjuhë urrejtje dhe lajme të rreme
- Çfarë janë detyrat e vendit në rrugën për në BE? Si i ndihmon BE që t’i arrijnë ato?
- Sfidat kyçe në nivel kombëtar dhe rajonal
- Bashkëpunimi Rajonal – një kusht për pranimin në BE ose një nevojë reale në Balkanin Perëndimor?
- Çfarë janë politikat publike dhe si formulohen ato?
- Çfarë janë politikat e rinisë në BE dhe Balkani Perëdimor?
- Dialog midis rinisë dhe vendimmarrësve – si është e organizuar, kur merr pjesë, çfarë diskutohet?
Pjesëmarrja në Shkollën e Balkanit Perëndimor për Pjesëmarrjen Rinore POLITEA është e hapur për student, maturantë, profesionistë dhe aktivistë të rinj nga mosha 18 deri në 58 nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Pjesëmarrësit do të zgjidhen sipas arritjeve akademike, aktivizmit dhe arritjet të tjera si dhe nga motivimi i tyre për të qenë pjesë e rrjetit të ish-studentëve të POLITEA.
Kandidatët e suksesshëm do të jenë ata që kanë një interes të forte në marrje njohurive të reja rreth përfitimeve sociale, ekonomike dhe politike të integrimit në BE të Balkanit Perëndimor, politikave të rinisë, rrjetit të të rinjve në nivel rajonal dhe europian, si dhe mekanizmat për pjesëmarrje në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikës publike.
Certifikatë për përmbylljen me sukses të Shkollës Rajonale për Pjesëmarrjen Rinore POLITEIA do t’i jepet pjesëmarrësve.
Afati i aplikimit është 4 qershor 2023.
Ju lutem kini parasysh që pjesëmarrja në Shkollën Rajonale për Pjesëmarrjen Rinore POLITEIA është falas! Organizatori do t’ju mbuloj të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin dhe udhëtimin.