BRIKENA HOXHA

Brikena i është bashkuar ekipit te IKS-it në maj të vitit 2009. Eshte diplomuar ne  Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, drejtimi Drejtësi, Shkenca Politike dhe Diplomaci. Para se të filloj punën në IKS, Brikena ka punuar si vullnetare ne fshatin e fëmijëve SOS-kinderdorf për 4 vjet

 

E-mail: brikene_hoxha@iksweb.org

FLORINA DULI

Florina Duli – Sefaj iu bashkangjit IKS-it në Prill, 2012, duke pruar kështu eksperiencen diverse të më shumë se dy dekadave. Ajo filloi karierën në 1989 si mësuese në shkollën e mesme Stevan Mokranjac në Prishtinë dhe si ligjeruese në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka ofruar këshilla për strategji dhe politika për OKB-në, dhe ka eksperiencë në zhvillim ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, planifikim dhe menaxhim në emergjenca, edukim, dhe kulturë. Me DFID, Florina u angazhua në dialog të politikave me Qeverinë e Kosovës në sektoret e qeverisjës, administratës publike dhe financave, rendit dhe ligjit, sektorit të sigurisë, shoqerisë civile, dhe zgjedhjeve.

Ne rolin e saj si këshilltare politike për zëvendës reprezentuesin special të sekretarit general të OKB-së, Florina këshilloi në fushën e shëndetësisë, mirëqenjës sociale, rinise dhe kulturës, edukimit, dhe çështje tjera si të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore. Florina ishte  direkt e përfshire në krijimin e Parlamentit të Kosovës dhe ka shërbyer si këshillëtare politike për kryetarin e parë të parlamentit. Ajo iu bashkangjit zyrës së reprezentuesit special të sekretarit gjeneral dhe këshilloi në etapat zhvillimore të Kosovës. Florina kontriboi ne punën e Bankës Botërore/DFID në zhvillimin e Strategjisë Afatmesme Speciale për Siguri për Kosovën pas luftës.

Në mes të viteve 1997-2000, Florina ishte reprezentuese rajonale për Save the Children UK dhe më vone e Save the Children Alliance in Kosovo. Për angazhimin e saj gjatë situatës së refugjatëve në 1999, ajo fitoi çmimin Gallantry nga Anne, Princesa e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë viteve 2001-2007 ajo menaxhoi Klubin Republikan, një klub debati që ajo e themeloi bashkë me Prof. Michael Daxner (Free Berlin University), Tom Koenigs (German Bundestag), dhe Dukagjin Gorani (Keshilltar i kryeministrit per siguri), etj.

 

Florina gjithashtu punoi me Medecins Sans Frontieres dhe me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që ishte organizata e parë joqeveritare e regjistruar në Kosovën e paskomunizmit (1990) dhe si redaktore letrare.

 

florina_duli@iksweb.org

ARNISA XHARRA

Arnisa i eshte bashkuar ekipit te IKS-it ne Dhjetor te vitit 2015. Ka perfunduar bachelor-in ne Marketing dhe Biznes nderkombetar ne Auckland University of Technology dhe po ashtu edhe eshte kandidat per master ne Administrim Bisnesi ne European Center for Peace and Development. Arnisa para se te filloj punen ne IKS, ka qene pjese e FINCA Kosove ku ka punuar si specialiste e marketingut per 7 vite me rradhe.

E-mail: arnisa_xharra@iksweb.org