Opinion i Florina Duli-Sefaj Në Koha Ditore

Është bërë traditë, që dita ndërkombëtare e fëmijëve, të shënohet me këngë e valle në atë që Prishtina e quan shesh. Pak a shumë aty nisin dhe marrin fund përpjekjet e qeverisë dhe shoqërisë së këtij vendi në përmbushjen e drejtave themelore të fëmijëve.

Vitin e shkuar, një video e postuar në YouTube, në të cilën një mësimdhënës i shkollës fillore “Gjergj Fishta” godet nxënësitë e tij, u pa nga më shumë se treqind mijë vetë. Dhe goditja nuk është gjëja më e tmerrshme që videoja nxjerr në pah. Më e tmerrshmja është lehtësia më të cilën fëmijët protagonistë pranojnë dhunën.

E nxitur edhe nga një ngjarje e tillë, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), është duke hulumtuar aspektet e sigurisë së nxënësve në ambientet shkollore. Të dhënat e dala në hulumtimin e zhvilluar në Prishtinë, vërtetojnë se shkollat në përgjithësi janë vende ku fëmijët më tepër se ndaj arsimimit janë të ekspozuar ndaj dhunës e cila cënon rëndë dinjitetin e tyre dhe i pengon atë në përmbushjen e potencialit të tyre zhvillimor dhe kognitiv.

Disiplinimi përmës ndëshkimit fizik mbetet ende forma më e përdorur nga mësimdhënësit. 184 nxënës nga 358 sa ishin të anketuar, thanë se janë rrahur.  Goditja, rrahja, përçmimi, janë më të shpeshtat. Në legjislacionin e saj, edhe Kosova, ndëshkimin fizik e quan të paligjshëm. Për më tepër fëmijët kanë të drejtën për t’u mbrojtuar nga të gjitha format e dhunës qofshin ato në shkollë, shtëpi, kujdes alternativ etj. Por si shumë reforma të tjera ligjore, edhe kjo nuk është përcjell ndonjëherë me politika për të siguarar zbatimin e  saj dhe nuk ka patur asnjëherë ndonjë debat publik mbarëkombëtar i cili do të ndërgjegjësonte dhe informonte publikun mbi të drejtat e njeriut tek fëmijët.  Reforma nuk ka arritur as bile pak të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet e atyre  që duhet të mbrojnë këto të drejta.

Një tjetër aspket që del nga hulumtimi, është se ka patur një rritje në rastet e dhunës në shkollë.  IKS bëri një krahasim në mes të këtij studimi dhe të një studimi paraprak e të ngjajshëm që është bërë nga UNICEF në vitin 2005. Përderisa 38.8% të fëmijëve të anketuar raportojnë dhunë mes moshatarëve, 51.4% e tyre raportojnë dhunë të ushtruar nga arsimtarët. Nga ky numër 38,1 % e nxënësve goditen për mos mësim, 51.4% kur bëjnë zhurmë, 26% kur arsimtari është nervoz, përderisa 51,1% të të anketuarve janë fyer nga arsimtarët, përderisa fjalët më të zakonshme që ata kanë përdoren në këto raste janë ‘budallicë, “trullan/trullavicë, kali, majmun, idiot, kastravec, etj“. Një pasqyrë të ngjashme të gjendjes kemi marr edhe nga intervistat me nxënës nga Prishtina, Podujeva dhe Gjilani.

Punëtoria e Dytë Treditore e Organizuar Nga IKS

E financuar nga Ambasada Britaneze në Kosovë, punëtoria është duke trajtuar draft koncept dokumentin mbi politikën: “Rivitalizimi i pemëtarisë, perimtarisë dhe stallave” që propozohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), me përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, duke përfshirë edhe përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik përfshi këtu edhe shoqërinë civile. 

25-26 dhe 27 nëntor 2013 – Hotel Belvedere në Durrës.

IKS-i Shënon Javën Evropiane Për Trashëgimi Kulturore

Në kuadër të projektit për “Ruajtjen/Restaurimin Kulturor” të financuar nga Fondi i Ambasadorit të SHBA dhe të implementuar nga IRD, më 30 shtator 2012 në fshatin Stubëll e Epërme, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ishte pjesë e aktivitetit Tour de Culture të organizuar nga organizata Cultural Heritage without Borders, për të shënuar ditët e trashëgimise kulturore evropiane.

Për pjesëmarrësit në Tour de Culture, IKS shfaqi ekspozitën me fotografi të tri objekteve kulturore në rajonin e Prizrenit gjatë fazave të ndryshme të restaurimit: Shtëpia e vjetër e Sheh Zades në Prizren, Kisha e Shën Stefanit në Hoçë të Madhe dhe Kisha e Shën Nikollës në Bogoshevë – Prizren.

Ekipi i IKS-së gjithashtu organizoi një vizitë për nxënësit të cilët morrën pjesë në konkursin e trashëgimisë kulturore për tri kategoritë: ese, vizatim dhe poezi.  IKS shpërbleu punimet më të mira të nxënësve si dhe ndau mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit e konkursit.

IKS do të Ketë Rol në Projektin Hulumtues më të Madh Për Luftimin e Korrupsionit në BE. Çka Funksionon në Luftën Kundër Korrupsionit?

IKS do të jetë pjesë projektit më të madh hulumtues deri tani të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër korrupsionit. Projekti tetë millionësh është ndërdiciplinar dhe do të përfitojë nga ekspertiza e 21 entiteteve hulumtuese nga 16 vende Evropiane, në pesë vitet e ardhme. Projekti koordinohet nga Universiteti i Gothenburgut. Bo Rothstein,  nga ky institucion dhe Alina Mungiu-Pippidi, profesoreshë e studimeve demoktratike në Hertie School of Governance do te jane bashkë-autorët e studimit final i cili do synojë te udhëzojë Unionin European se si t luftojë korrupsionin ne mënyrë effective.

ANTICORRP do të ketë qasje të gjërë në vlëresimin e strukturave qeverisëse dhe vendimmarrëse. Është planifikuar një studim gjithë-Europian i kualitetit të qeverisjës dhe administratës në nivel nacional dhe regjional. Për herë të parë do të grumbullohet sistematikisht dhe do të analizohet legjislacioni evropian mbi antikorrupsionin. Çështje tjetër shumë e rëndësishme që do të shqyrtohet janë vlerat dhe motivimet individuale për të punuar kundër korrupsionit. Faktoret e suksesit në luftimin efektiv të korrupsionit do të nxirren përmes krahasimit të rasteve studimore të konteksteve të ngjajshme historike.

IKS -it në këtë projekt do të ketë rol në 5 prej 13 pakove të ndryshme punuese të ketij projekti. Krahas kësaj, IKS-i do të vazhdoj të angazhohet aktivisht në debatet publike mbi korrupsionin.

IKS Prezantoi Publikimet e Saj në Expo

IKS prezantoi publikimet e saj në EXPO me rastin e konferencës Gratё nё lidership dhe ndёrmarrёsi – të organizuar nga Agjencia pёr Mbёshtetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM), agjenci në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nё partneritet me institucione publike dhe private në projektin Ditёt e Biznesit tё Vogёl 2012 (DBV ‘12).

Trajnim mbi Hulumtimet Parlamentare

Shërbimi për Hulumtime Parlamentare (NDI) në Kuvendin e Kosovës organizoi një trajnim rreth: Hulumtimeve Legjislative, Analizat Krahasimore të Politikave Legjislative, si dhe Prezantimi dhe mbrojtja e dokumenteve hulumtuese para komisioneve dhe grupeve punuese parlamentare.

Trajnimi u mbajt nga Delegacioni i House Democracy Partnership – Congressional Research Service (CRS): Bill Robinson dhe Francis Miko.

Ky trajnimi zgjati një javë prej 12 deri më 16 Shtator 2011, në Prishtinë.

Duke parë rëndësinë e këtij trajnimi, Brikenë Hoxha nga IKS-i ishte pjesë e tij  dhe përfitoi nga eksperienca e dy ekspertëve amerikanë të kësaj fushe.