Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS

Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetet ekzistuese të OSHC-ve në Kosovë, për t’i ndihmuar atyre në përpjekjet për të përfaqësuar interesat e komunitetit, duke i ofruar mundësi për zhvillim të aftësive dhe mjetet e nevojshme për rrethanat e tyre specifike. Projekti kryesisht ka të bëjë me kuptimin e OSHC-ve për proceset e politikave, institucioneve dhe akterëve tjerë, ashtu që OSHC-të të angazhohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive me institucionet qeveritare, veçanërisht me atë në nivel lokal.

Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jetë ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes një skeme grantesh, duke i ofruar atyre fondet e nevojshme për të kryer aktivitetet e tyre dhe për të ndikuar në vendimarrje publike përmes kontributit të tyre profesional dhe teknik, dhe monitorimin e finksionimit të institucioneve publike. Ngritje e kapaciteteve do të ofrohet edhe përmes trajnimit dhe mentorimit për të ndihmuar OSHC-të në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me projektin në përgjithësi, dhe duke I ofruar mbështetje drejtuesve të organizatave për të udhëhequr ato në drejtimin e duhur.

Rezultatet kryesore të këtij projekti do të jenë: portretizimi i OJQ-ve me bazë në komunitet dhe vlerësimi i nevojave të tyre, ndihmë financiare përmes skemës së granteve për OJQ-të, dhe një platformë elektronike për të mbështetur OJQ-të në përpilimin e projekt propozimeve.

Projekti është i financuar nga BE-ja, implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues.

Projekti: Mbështetje për Reformën e Administratës Publike

Me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) përkrah departamentin për regjistrim dhe ndërlidhje me OJQ-të në procesin e hartimit të koncept dokumentit për Plotësim – Ndryshimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në OJQ.

Përfshirja Sociale në Programet e Partive Politike

Parandalimi, lehtësimi dhe mënjanimi i problemeve sociale, arritja e barazisë shoqërore dhe përkrahja sistemore e grupeve më të brishta të shoqërisë, janë ndër sfidat më të mëdha të një shteti modern demokratik.

Ky hulumtim analizon dhe krahason përfshirjen e  politikave sociale në programet politike e zgjedhore të partive politike të Kosovës.

Pyetjet kryesore të hulumtimit janë:

  • Cilat politika sociale janë të prezantuara në programet e partive politike të Kosovës?
  • Cilat janë karakteristikat kryesore të politikave sociale të këtyre partive?
  • Sa janë  të realizueshme këto politika në Kosovë?
  • Cili është qëndrimi dhe sjellja  për këtë temë i përfaqësuesve të partive në kuvend gjatë debatit dhe vendimmarrjes në parlament në raport me politikat sociale të prezantuara në programe?

Projekti: Përkrahje Partnerëve Social

Projekti Përkrahje Partnerëve Social synon të përmirësojë cilësinë dhe intensitetin e dialogut social në Kosovë, të nënkuptuar si shkëmbimi dhe konsultimi mes organizatave të punëmarrësve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, për çështje që kanë lidhje me punën, punësimin dhe mirëqënien e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Realizimi i këtij synimi do të bëhët nëpërmjet përmirësimit të kushteve për diskutim kuptimplotë mes partnerëve social.
Ky projekt udhëhiqet prej IKS, në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung Pristina, Odën Ekonomike të Kosovës, Sindikatën e Pavarur të Energjitikës së Kosovës, Sindikatën e Pavarur të Metalistëve të Kosovës, organizatën spanjolle Fundacio’ Pau i Solidaritat dhe Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

Projekti: Rishqyrtim i Politikave të Antikorrupcionit. Trendet Globale dhe Pergjigjet Evropiane Ndaj Sfides së Korrupsionit – Anticorrp

ANTICORRP është projekt i financuar nga BE me fushështrirje të gjërë, i cili heton dhe spjegon faktorët që e promovojnë apo e pengojnë zhvillimin e politikave efikase në luftimin e korrupsionit dhe të institucioneve të paanshme qeveritare.  Ky projekt financohet nga programi 7th framework dhe përbëhet nga 21 universitete dhe institute kërkimore.

 

Mbështetje Institucionale për Programet e IKS së 2015-2018

Nga viti 2015, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) është duke e mbështetur Iniciativën Kosovare për Stabilitet më një grant institucional. Sida është agjenci qeveritare, e angazhuar në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me mision uljen e varfërisë në botë. Më punën e saj dhe në bashkëpunim me partnerë tjerë, Sida kontribuon në zbatimin e politikave të shtetit të  Suedisë për zhvillim global.

Marrëveshja në mes të Sida-s dhe IKS-së  bazohet në zbatimin e programit të IKS-së, i cili është i definuar në Planin Strategjik të organizatës, që fokusohet në tri fusha kryesore: Qeverisje e mirë (politikat publike, antikorrupsion), Drejtësi Sociale (dialogu social, politikat sociale dhe përkrahja e sindikatave) dhe Trashëgimia Kulturore (promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë sociale).

Integrimi në BE, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut janë të përfshira në programet dhe projektet e IKS-së përmes masave afirmuese, rezultateve specifike gjinore dhe aktivitete tjera të ndërlidhura me prioritetet  e organizatës.

Projekti: Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë – GIZ/CCDBE

Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë -GIZ/CDBE është program i cili zbatohet me qëllim për të përmirësuar cilësinë e arsimit bazik në Kosovë. Ky program është në përputhje me Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016) dhe një nga objektivat e programit është që të ndihmojë hartuesit e politikave në Kosovë në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, si në nivel kombëtar dhe komunal.

Për më tepër, një nga objektivat e këtij programi është që të zhvillojë më tej bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë në favor të përmirësimit të arsimit bazë në Kosovë. Programi është zbatuar në vazhdimësi për vite.

Projekti: Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë

Projekti i përbashkët i BE/KE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK) synon të kontribuojë në rritjen e dialogut ndërkulturor, kohezionit social dhe zhvillimit ekonomik përmes një qasjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjate të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Projekti: Ruajtja/Restaurimi Kulturorë

Projekti për mbrojtje dhe restaurim të objekteve kulturore – Restaurimi i tri objekteve të trashëgimisë kultorore në regjionin e Prizrenit
 
Me grantin e fondit të Ambasadës Amerikane, International Relief and Development (IRD) ka udhëhequr restaurimin e tri objekteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit: kishën e Shën Nikollës, Bogoshevë; shtëpine e vjetër të ShehZades, Prizren dhe kishën e Shën Shtjefnit në Hoçë të Madhe. Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) implementoi komponentën edukative të projektit me qëllim të ngritjes së vetëdijes së publikut për trashëgimine e pasur historike, kulturore dhe arkitektonike të paraqitur në këto objekte.
 
Përmes restaurimit të këtyre monumenteve, ky projekt ka kontribuar në ruajtjen e shembujve madhështor të ariktekturës tradicionale me domethënie të rëndësishme kulturore dhe historike për Kosovën.
 
“Projekti për mbrojtjen dhe restaurimin e objekteve kulturore në Kosovë” ka krijuar gjithashtu mundësi për aktivitete të përbashkëta edukative për rininë kosovare, që japin kahje për një mirëkuptim dhe bashkim të së ardhmes së vendit. IRD ka punuar drejt për së drejti me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT) për të vetëdijësuar publikun për historinë e pasur, fenë dhe trashëgiminë kulturore prezente në këto anë. Për trashëgiminë kulturore njerëzit e ndërrojne këndvështrimin gjatë jetës. Mendimet e tyre, vlerat dhe shijet ndërrojnë gjithashtu. Individët kanë përzemër vlera dhe kujtime, të cilat në një moment kyç ia dedikojnë komunitetit të cilit i përkasin.
 
Duke bërë këtë, ata kolektivisht formojnë një kulture. Gjithsesi, nëse njerëzit ndryshojnë, gjithashtu ndryshon dhe kultura. Për këtë arsye, trashëgimia kulturore është reflektim i dinamikave të ndryshimeve në këto komunitete. Është e sigurt për të thënë se trashëgimia kulturore për një kulture është sikur kujtimet e fëmijërisë për një të rritur. Kujtimet e formojnë identitetin e një personi në mënyrë të ngjashme si e formon trashëgimia kulturore vetëdijen kolektive të komuniteteve. Për më tepër, ruajtja e një kutjimi apo e një trashëgimie është mënyrë për të themeluar
të tashmen dhe që të synohet e ardhmja.