Projekti: “Lista e Bardhë”

Projekti i Lista e Bardhë u nis nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) në vitin 2008. Në partneritet me IKS dhe organizata të tjera partnere në rajon, ESI synon të nxisë udhëtimin pa viza në Evropë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Kosova mbetet mbrapa në krahasim me vendet tjera të rajonit. Më 1 Janar 2008 marrëveshja për liberalizimin e vizave hyri në fuqi me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe me Shqipërinë. Më 5 Janar 2008, Komisioni Evropian filloi dialogun për viza në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës. Udhërrëfyesit e detaijzuar me kritere specifike, të cilat duhet të përmbushen nga secili vend për udhëtim pa viza janë lëshuar për të gjitha vendet përveç Kosovës. Ka shumë mundësi, që të gjitha vendet përveç Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa-viza në Evropë në vitin 2010. Si rezultat, Kosova do të jetë edhe më e izoluar politikisht dhe ekonomikisht.

Për ta parandaluar këtë, IKS-i synon të hap një debat konstruktiv për liberalizimin e vizave në Kosovë.

 

Projekti: Integriteti dhe Korrupsioni në Kosovën e Pas-Luftës

Sistemi i Rindërtimit të Integritetit Kombëtar (RNIS) është një metodologji e zhvilluar nga TIRI për të vlerësuar performancën e institucioneve dhe iniciativave për reforma në vendet e pas luftës, ngase ato e rindërtojnë shtetin dhe ecin drejt demokratizimit. RNIS-i i Kosovës ofron një studim sistematik të kontekstit institucional të Kosovës së pasluftës, duke shqyrtuar mënyrat komplekse në të cilat vendosja ligjore, marrëdhëniet e pushtetit dhe korrupsioni kanë ndikuar në zhvillimin e institucioneve vendimtare.

Gjatë viteve 2005 dhe 2006, IKS ka bërë një studim të transparencës dhe llogaridhënies në dhënien e ndihmave dhe hartimin e politikave në rindërtimin e pas-luftës në Kosovë. Studimi është bërë në bashkëpunim me Tiri, një OJQ me bazë në Londër e cila merret me reformat strategjike për integrim, si pjesë e Network for Integrity in Reconstruction (NIR) – një grup i OJQ-ve i përbërë prej tetë vendeve të pas-luftës.

IKS ka bërë tri punime si pjesë e këtij projekti; analizimi i pjesëmarrjes së donacioneve në Kosovën e pas-luftës, efikasiteti dhe integriteti i institucioneve lokale të Kosovës, dhe mësimet pozitive të cilat mund të mësohen nga procesi i rikonstruktimit.

Projekti: Kush Është Shefi?

Optimistët në mesin tonë, të cilët kishin besuar që pavarësia do të sjell rregulla të qarta të qeverisjes, llogaridhënies demokratike dhe qartësi për të ardhmen e Kosovës, tash e disa muaj nuk po frymojnë lirshëm. Situata në terren ka krijuar një sistem edhe më të ngatërruar të qeverisjes që ka përjetuar Kosova ndonjëherë. Nëntë muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova sot qeveriset nga një miriadë e autoriteteve garuese – UNMIK-u, ZCN-ja, EULEX-i, qeveria e Kosovës dhe institucionet paralele serbe. Që nga 17 shkurti, në Kosovë nuk kanë ndodhur shumë ndryshime pozitive.

Kosova de fakto është e ndarë, dhe as Prishtina e as bashkësia ndërkombëtare nuk kanë kontroll efektiv mbi pjesën veriore të vendit. Zyra Civile Ndërkombëtare, e udhëhequr nga Peter Feith, diplomat me përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit, dhe me mandat për ta mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Ahtisaarit, i ka duart e lidhura sepse nuk ka shumë ‘zbatim’ për të monitoruar.

UNMIK-u, i cili është ende larg nga dorëzimi i kompetencave të plota tek misioni i BE-së për sundim të ligjit, është në proces të rikonfigurimit – apo më fjalë tjera po e rishkruan përshkrimin e punës së vet për të siguruar një prezencë të vazhdueshme për afat të padefinuar kohor. Akoma pa zbarkuar plotësisht në Kosovë, EULEX-i, misioni i ri i BEsë për sundim të ligjit, nuk gëzon fare popullaritet. Disa mijëra protestues demonstruan në rrugët e Prishtinës duke thirrur ‘poshtë EULEX-i.’ Në fakt, Kosova sot gjendet në situatën më të mjegulluar dhe të paqartë që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999.

Me këtë punim, IKS-i shtron dy pyetje të thjeshta por edhe të vështira: kush është në të vërtetë shefi i Kosovës së pavarur? Dhe për shkak të strukturave të përziera të qeverisjes në Kosovë, kur do t’i përmbush Kosova aspiratat e saj për anëtarësim në BE si shtet funksional dhe i pavarur?

Projekti: Drejt Lisbonës

Në mes të bisedimeve diplomatike rreth statusit final të Kosovës është shumë e lehtë të humbasësh shikimin për sfidat afatgjata zhvillimore që duhet të adresohen sa i përket të ardhmes politike. Janë pesë çështje të një rëndësie të veçantë, që politikëbërësit e Kosovës nuk duhet t’i injorojnë:

  • Analfabetizmi funksional vazhdon të jetë i shpërndarë.
  • Femrat janë burimi më i madh i ekonomisë së Kosovës,
  • Përderisa Kosova nuk investon më shumë në njerëzit e saj,
  • Çelësi i stabilitetit të Kosovës varet nga edukimi dhe rritja e mundësive për punësim,
  • Shoqëria kosovare – politikanët, shoqëria civile, mësuesit, mediat dhe kritikët.

Qëllimi i këtij projekti  është që të japë ide të reja dhe të kontribuojë në dizajnimin e strategjive gjithëpërfshirëse për t’i fuqizuar gratë që të marrin rol më aktiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Ky raport ka për qëllim që të nxisë debate të nivelit kombëtar, duke nxjerrë në pah lidhjet mes zhvillimit ekonomik, edukimit dhe mundësive për punë. Gjithashtu ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për luftimin e barrierave kulturore dhe paragjykimeve të cilat kufizojnë zgjedhjet e femrave.

Projekti: Fushata për Prishtinën

Fushata e vetëdijësimit mbi trashëgiminë kulturore të kryeqytetit të Kosovës: një e ardhme për të kaluarën e Prishtinës

Bazuar në hulumtimin e IKS-it dhe ESI-it (Iniciativa Evropiane e Stabilitetit) mbi trashëgiminë kulturore, në shkurt 2007 IKS lansoi një fushatë vetëdijësimi duke kërkuar të marrë kontributin e publikut mbi atë se çfarë e përbën identitetin kulturor të Prishtinës dhe çfarë vende trashëgimore tjera duhet të vihen nën mbrojtje. Synimi i kësaj fushate është të ripërtërihet lidhja e qytetarëve me qytetin e tyre dhe ti bëjë ata pjesëmarrës aktivë në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Prishtinës.

Fushata e vetëdijësimit është e financuar nga  Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë.

Broshurat e printuara të IKS-it dhe hartat në tre gjuhë (shqip, serbisht dhe turqisht) që sqarojnë trashëgiminë e mbrojtur aktuale të Prishtinës dhe tani po mbahen prezantime direkte me grupet e shkollave të larta dhe studentëve të universitetit, profesionistët e moshës së mesme, penzionerë, persona me nevoja të veçanta, media, zyrtarë komunalë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Poashtu disejnoi kartolina për të mbledhur komentet dhe sygjerimet mbi monumentet dhe vendet e reja që qytetarët e Prishtinës ndjejnë se duhet të mbrohen me ligj, të cilat njëherit të kompletuara tërësisht do të dërgohen në Institutin e Prishtinës për mbrojtjen e Monumenteve dhe Ministrinë e Kulturës së Kosovës.

Projekti: Një e Ardhme për të Kaluarën e Prishtinës

Historia e pasur e Prishtinës, që shtrihet mbi disa mijëra vjetë, është këtu për tu zbuluar. Si kyeqytet i Kosovës së re, Prishtina meriton që e kaluara e saj shumë shtresore dhe ngacmuese të bëhet e dukshme përsëri. Ekzistojnë shumë tregime për tu thënë dhe shumë sekrete për tu zbuluar që do të ndihmonin në dhënien e identitetit të përshtatshëm për një kryeqytet modern Evropian, Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
Ekziston një konsensus i përgjithshëm se trashëgimia kulturore e Prishtinës është neglizhuar dhe është e panjohur për publikun e gjerë. Luftërat, dekadat e shkatërrimit të planifikuar gjatë komunizmit, zhvendosja e pjesëve të mëdha të popullatës si dhe dështimi në kontrollimin e shkatërrimit ilegal dhe demolimeve te paramenduara që nga 1999, e kanë lënë qytetin vetëm me disa shembuj të ‘trashëgimisë kulturore të mbrojtur.’

IKS-i dhe ESI janë duke bërë hulumtime mbi çështjen socio-ekonomike të Prishtinës, duke punuar në bashkëpunim me Austrian Erste Bank Privatstiftung si pjesë më e gjerë e projektit Ekonomia e re gjeografike e Ballkanit. Gjatë kësaj pune, analistët e IKS-it dhe ESI-t kanë takuar përpilues të politikave publike, biznesmenë, studentë dhe zyrtarë komunal, me qëllim të zbulimit të trendeve zhvillimore dhe të studimit të hollësishëm të çështjeve të trashëgimisë kulturore, zhvillimit ekonomik dhe planifikimit urban të Prishtinës.