IKS në Shqipëri

Nga data 13 -17 dhjetor 2010 IKS mori pjesë në Konferencën e mbajtur në Shqipëri me temën “Luginat Bregdetare në Shqipëri dhe Problemet Mjedisore”. Përfaqësues të IKS-it ishin Brikenë Hoxha dhe Milot Rexhepi.

Në këtë konference u shtjelluan shumë çështje mbi mjedisin në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Si rezultat i konferencës, nëfillim të vitit 2011, pritet që të publikohet një libër me problemet mjedisore.

IKS në Vienë, Austri, për të Diskutuar “Shmangia e ‘Lojës Turqi’ në Ballkanin Perëndimor” – 7-9 Dhjetor, 2010

Engjëllushe Morina morri pjesë në takimin “Shmangia e ‘Lojës Turqi’ në Ballkanin Perëndimor” me 7,8 dhe 9 dhjetor. E organizuar nga Forumi Bruno Kreisky për Dialog Ndërkombëtar në Vienë dhe Qendra për Strategji Liberale në Sofje, takimi solli bashkë një grup të përzgjedhur të afro 20 specialistëve ballkanas, duke përfshirë Ivan Krastev, Wolfgang Petritsch, James O’Brien, Saso Ordanoski dhe Erion Veliaj. Në takim u diskutuan shumë çështje por u vu theks në scenariot dhe planet kohore realiste për zgjërimin e mëtutjeshëm të BE-së.

Takim Pune i Stafit të IKS-it në Mavrovë

Më 04 dhe 05 dhjetor, 2010 IKS organizoi një takim pune për stafin e IKS-it, në hotelin “Radika” në Mavrovë (Maqedoni). Gjatë takimit u diskutua për të kaluarën dhe planet e IKS-it në të ardhmen, në aspektin afat-mesëm. Më saktësisht, u elaboruan përpjekjet e vazhdueshme të IKS-it në nxitjen e debatit lidhur me politikat publike në fushën socio ekonmike, bazuar në hulumtime empirike të cilat i ndërmerr IKS-i, pra strategjia afat-mesme u diskutua dhe hartua. Strategjia e kompletuar do t’i dërgohet Bordit të IKS-it për aprovim.

IKS në Landshut, Gjermani, për të Diskutuar “Formësimin e Ardhmërisë në Serbi dhe Kosovë”, 26-27 Nëntor, 2010

Engjëllushe Morina ishte e ftuar nga Sudosteuropa Gesellschaft për të marrë pjesë në punëtorinë “Formësimin e Ardhmërisë së Serbisë dhe Kosovës: Kontributet e Shoqërisë Civile në Dialog dhe Bashkëpunim”. Qëllimi i punëtorisë ishte të sjellte anëtarë të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova për të diskutuar çfarë kanë ndërmarrë deri tash shoqëritë civile për të nisur dialog në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe Serbi. Cilat prioritete janë theksuar në runde të mëparshme të bisedimeve? Çfarë vështirësi janë hasur në këto bisedime? Engjëllushja kontriboi në sesionin “Rinia shqiptare dhe serbe në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit: Jetë e vështirë, perspektiva të zymta?” së bashku me Leon Malazogun (PER) dhe Ivan Kuzminovic (Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi). Punëtoria u mbajt nën rregullat e Chatham House

IKS-i Publikoi Analizën Politike “Linja Ekspres Rahovec-Bruksel”

Përmes këtij hulumtimi, Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka mëtuar t’i trajtojë disa nga 
këto sfida, duke shtjelluar për më së afërmi ekonominë rurale të një njësie: Rahovecit. Komuna 
e Rahovecit, me të kaluarën e vet të pasur në prodhim të verës dhe me tokën e vet bujqësore 
pjellore, ka potencial të theksuar për zhvillim në të ardhmen. Kjo komunë gjithashtu ka shënuar
përparim pas përfundimit të procesit të privatizimit, ndërsa që disa nga komunat fqinje të saj, si 
Gjakova e Prizreni, kanë dështuar në këtë drejtim. Mësimet e nxjerra në Rahovec mund të 
shfrytëzohen si zgjidhje për ato degë të industrisë së verës që aktualisht kanë ngecur.

IKS në Prizren

Pas publikimit të raportit “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”, më 20 tetor në Prishtinë, IKS-i  po organizon 4 seminare rajonalë. Seminari i dytë u organizua sot, 8 nëntor, në Qendrën Rinore në Prizren. Pas prezantimit të dokumentarit dhe të dhënave të raportit të ftuarit debatuan për arsimin, punësimin dhe pjesëmarrjen në vendim marrje të të rinjve në Prizren.

IKS në Gjakovë

IKS organizoi seminarin konsulativ rreth projektit “Ekonomia Politike e Mitrovicës dhe Gjakovës: Ndikimi në Stabilitetin Social dhe Politik”. Të ftuar ishin autoritetet lokale dhe shoqëria civile e Komunës së Gjakovës të cilët diskutuan  situatën socio-ekonomike në Komunën e Gjakovës me fokus te veçantë grupet e marxhinalizuara si gratë kryefamiljare, komuniteti RAE dhe të Rinjtë

IKS në RTK në “Evropa Mmë Afër”

Engjellushe Morina, drejtore ekzekutive e IKS-it është ftuar të jetë pjesëmarrëse në debatin për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Në programin “Evropa më Afër”. Mysafir të tjerë të ftuar në këtë debat ishin Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Besa Luci, hulumtuese në Klubin për Politikë të Jashtme.