Pensionet Nuk Ofrojnë Mirëqenie!

Pensionet aktuale nuk garantojnë një mirëqenie për pensionistët. Në raportin me temë “Hulumtimi i Perceptimeve dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, janë bërë gjetjet për papunësinë, standardin e jetesës dhe perceptimet e qytetarëve për shtetin social.

65.9 për qind e të anketuarve thonë së standardit i jetës së pensionistëve në Kosovë është shumë i keq. Ndërkaq, vetëm 4.3 për qind e tyre thonë së është i mirë. 12.3 për qind e të anketuarve qëndrojnë neutral.

Në pyetjen se sa i lartë duhet të jetë një pension në mënyrë që ti mbuloj nevojat bazike, 49.9 e të anketuarve thonë se duhet të jetë 201-300 euro. 23.6 thonë se duhet të jetë 101 deri në 200 euro. Kurse, një përqindje prej 4.6 e të anketuarve thonë se do të duhet të ishte mbi 500 euro.

Rreth 7 për qind e popullsisë së përgjithshme në Kosovë janë mbi moshën 65 vjet. Thuhet se këta persona përballen më shkallë të lartë të varfërisë.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.100 respodent ndërsa shpërndarja e mostrës është bërë në 100 lokacione . Hulumtimi është financuar nga BE dhe është realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS).

Episodi i Rradhës Në Info Magazine

Sfidat e ligjit të punës, ndryshim i nenit 49 ku flitet për pushimin e lehonisë si dhe ndikimi i tij në punësimin e grave, u diskutuan mbrëmë në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS dhe Friedrich Ebert Stiftung – FES

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, klikoni këtu.

Punëtoria për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Të Punës

E mbështetur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, sot u mbajt punëtoria e radhës për konsultimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës.

Diskutimet e grupit u fokusuan kryesisht në pushimet vjetore dhe mjekësore, pagat shtesë, si dhe paga minimale në vend. Kjo punëtori u organizua me qëllim të finalizimit të konsultimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit nr.03/L-212 për Punë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga institucionet e ndryshme, si: Përfaqësues nga Institucionet, Inspektorati i Punës, Sindikatat, Odat Ekonomike, organizata joqeveritare, etj.

Nepotizmi, Kushti Kryesor Për Punësim!

Në raportin me temë “Hulumtimi i Perceptimeve dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, janë bërë gjetjet për papunësinë, standardin e jetesës dhe perceptimet e qytetarëve për shtetin social.

47.6 për qind e të papunëve në Kosovë thonë se të njohshmit janë mënyra e vetme për tu punësuar në sektorin publik.

18.0 për qind thonë së për tu punësuar në sektorin publik duhet paguar ryshfet.

Ndërsa, vetëm 11.4 për qind thonë se për tu punësuar në sektorin publik duhet pasur njohuri .

Hulumtimi është financuar nga BE dhe është realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Në të kanë marrë pjesë 1.100 respodent ndërsa shpërndarja e mostrës është bërë në 100 lokacione.

Episodi i Radhës Në Infomagazine Klan Kosova

Episodi i rradhës në Info Magazine, Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 2 Maj 2016. Gjatë këtij emisioni u diskutua për ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe tema e debatit ishte “1 maji ndërmjet festës dhe protestës?!”.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun:https://www.youtube.com/watch?v=MSkkIEenwSE

1 Maji – Festa e Punëtorëve Të Papunë Në Vendin Tonë

Edhe maji i këtij viti, dita e parë e së cilit shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, i gjenë Kosovarët me probleme të mëdha sa i përket të drejtave të realizuara me punë dhe sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Vendi ynë vazhdon të shënojë nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë. Ndërkaq, trendet aktuale nuk japin indikacione se gjërat do të ndryshojnë në një të ardhme të afërt. Niveli i lartë i papunësisë është një ndër faktorët që e bëjnë më pak të rëndësishme ditën e 1 majit për Kosovarët.

Përveç përqindjes së lartë të të papunëve, që shkon rreth 35.3 %, edhe ata që kanë fatin të punojnë ballafaqohen me probleme të mëdha në vendet e tyre të punës, me theks të veçantë të punësuarit në sektorin privat. Vetëm gjatë vitit 2015 raportohet se 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 45 punëtorë janë lënduar si pasojë e aksidenteve në vendin e punës dhe kushteve jo të mira të punës.

Gjetjet nga hulumtimi i zhvilluar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet për punën dhe punësimin në Kosovë japin indikacione për gjendjen shumë shqetësuese në terren. Rreth 30% të intervistuarave të cilët janë të punësuar kanë pohuar të jenë të punësuar në mënyrë jo-formale (pa kontratë pune). Në mungesë të dokumentit bazë që rregulloon marëdhënien e punës dhe të drejtat e palëve nënshkruese, të punësuarit nuk mund të realizojnë asnjë të drejtë nga punëdhënësit. Kjo nënkupton gjithashtu se të punësuarve të tillë nuk u paguhen kontributet pensionale dhe se punëdhënësit kryejnë evazion fiskal. Edhe në rastet kur të punësuarit kanë kontrata pune, realizimi i të drejtave të garantuara me to është i vëshirë në praktikë. Procedimi i ngadalshëm i rasteve nga sistemi gjyqësor që kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të punës kanë qenë shumë faktor dekurajues për ndjekjen e rrugëve ligjore për zgjidhjen e kontesteve të punës.

Një prej shkeljeve më të shpeshta të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat ka të bëjë me oraret e punës dhe ditët e pushimit. Përderisa Ligji i Punës garanton javën e punës prej dyzet orëve të punës, në praktikë shumë kompani obligojnë të punësuarit të punojnë nga gjashtë ditë në javë (dyzet e tetë orë pune) pa kompenzim shtese siç e parasheh ligji. Puna gjatë ditëve të festave gjithashtu rrallëherë u kompenzohet të punësuarve me pagesë shtesë siç u takon ligjërisht.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, këtë vit nuk i gjenë më mirë as femrat në Kosovë ndaj të cilave ende vazhdon një diskriminim i theksuar në tregun e punës, sidomos në sektorin privat. Gjetjeve nga hulumtimi i IKS, dëshmojnë se punësimi në Kosovë është në favor të meshkujve, që përveç që shfaqin prezencë më të madhe në fuqinë punëtore aktive, ata gjithashtu janë të prirur të kenë siguri më të lartë në vendin e punës duke dominuar pozitat afatgjata të punësimit.

Një arsye tjetër e pakënaqësisë tek punëtorët e papunë kosovarë do të duhej të ishte edhe humbja e besimit tek institucioni i konkursit publik. Të dhënat nga terreni tregojnë për një mungesë të theksuar të interesit dhe humbje të plotë të besimit tek të papunët për të përdorur kanalet formale të aplikimit për punë.

Njoftësitë dhe rrjeti i kontakteve personale besohet të jenë atributet më të rëndësishme dhe parakushte të përgjithshme për të marrë një punë në sektorin privat dhe publik në Kosovë. Ky perceptim është shumë i dëmshëm pasi rrit pasivitetin në tregun e punës dhe pavarësisht nga fakti se vetëm 2.9% e të punësuarve të anketuar nga IKS kanë thënë se punën e kanë gjetur nëpërmjet miqve dhe të afërmve.

Këto dhe shumë të tjera arsye valide kanë punëtorët kosovar të protestojnë në ditën e 1 Majit 2016. Të gjithë të papunët dhe të gjithë ata që janë të punësuar por ballafaqohen me probleme të shumta në vendin e punës, duke u nisur nga siguria në punë e deri tek shkeljet e përditshme, në vend se të festojnë papunësinë dhe shkeljet e ligjit duhet të ngrisin zërin e tyre dhe të punojnë në realizimin e të drejtave të tyre, jo vetëm për 1 maj por çdo ditë të vitit.

Episodi i Radhës Në Infomagazine Klan Kosova

Dje në emisionin e Info Magazine në Klan Kosova janë publikuar ekzluzivisht raportet e Iniciativës Kosovare për Stabilitet dhe Këshillit Ekonomik Social (KES) për perceptimin e qytetarëve rreth;

1) Punës dhe Punësimit,
2) Standardit të Jetesës,
3) dhe Shtetit Social.

Këto raporte janë bërë për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë në punën e Këshillit Ekonomik Social, i cili edhe ligjërisht është përgjegjës që të bëj lehtësimin e dialogut social trepalësh për të avancuar pozitën e punëtorëve dhe punëmarrësve në Kosovë.

Reagimet e qytetarëve rreth politikave aktuale do të përdoren nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si të dhëna të besueshme për t’u informuar për procesin e vendimmarrjes në fushën punës dhe mirëqenies sociale.

Kurse në debatin që u diskutuan gjetjet e hulumtimit morrën pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Ztr. Arban Abrashi dhe drejtori e Organizatës Fol Ztr. Petrit Zogaj. Linku për emisionit të Info Magazine e gjeni këtu.

Gjatë javëve të ardhshme, të gjitha gjetjet e Iniciativës Kosovare për Stabilitet do të publikohen në Klan Kosova dhe do të debatohen nga akterët të ndryshëm.

Gjithashtu, Iniciativa Kosovare për Stabilitet i ka publikuar të tre raporte në gjuhen angleze dhe do t’i gjeni në këtu.

Punëtoria Për Anti-Korrupsion

Sot, Ambasada e Suedisë në Prishtinë organizoi punëtorin për Anti-korrupsion për partnerët e saj nga institucionet dhe organizatat të ndryshme si Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

James Donovan dhe Ulrika Lindberg-Labasauskas ekspertët në fushën e anti-korrupsionit, nga Sida – Stockholm shkëmbyen përvojat e tyre dhe njohuritë me pjesëmarrësit duke u fokusuar në sektorin publik dhe privat, format e korrupsionit, si të merren me të, natyrën dhe efektet e korrupsionit, dhe më e rëndësishme mënyra për ta parandaluar dhe për t’u mbrojtur nga korrupsioni.

Përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova ka bërë një analizë dhe pasqyrë të situatës aktuale të korrupsionit në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Auditorit Gjeneral në Kosovë ka dhënë një pasqyrë të rolit dhe mandatit të tyre. Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit u theksua roli i organizatave në luftën kundër korrupsionit, edhe ajo se cili është kontributi i tyre efektiv në uljen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.

Si përfundim, korrupsioni ka të bëjë me të gjithë ne, edhe në qoftë se nuk jemi pjesë e saj! #nocorruption #betterlife #EUIntegration

Shikojeni një video-mesazh të shkurtër nga James Donovan mbi anti-korrupsionin nëpërmjet këtij linku: bit.ly/1QjWZkt