Skandalet dhe Reformat

Iniciativat prokuroriale dhe rastet gjyqësore, të gjitha kanë shije politizimi, përderisa tajmingu i tyre gjithmonë koincidon me momente të rëndësishme politike, duke i shërbyer kështu agjendave partiake, apo edhe agjendave të ngushta të liderëve të njërës apo tjetrës parti. Për më shumë informacione lidhur me korrupsionin politik, krimin e organizuar e nepotizmin lexojeni artikullin e shkruar nga drejtoresha ekzekutive e IKS, Florina Duli.

Për më tepër, shikoni linkun më poshtë:

http://koha.net/?id=31&o=1375

Konsultime për Ndryshimin e Ligjit të Punës

Në kuadër të projektit “Përkrahja e Partnerëve Social”, po mbahet punëtoria për konsultimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës. Konsultimet po bëhen drejtpërdrejtë me organizatat e punëdhënësve dhe bizneseve.

Disa nga temat që po diskutohen në këtë tryezë janë pushimi prindëror si dhe dispozitat e kontratës së punës. Kur duhet të lëshohet kontrata e përhershme e punës, pas 3 apo 10 viteve? Gjithashtu, po diskutohet edhe për pushimin prindëror, sa duhet të zgjasë dhe nga kush duhet të financohet?

Episodi i Rradhës Në Info Magazine

Të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni debatin që u zhvillua mbrëmë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku u  diskutua mbi politikat pensionale, veçanërisht rritjen e pensioneve nga ana e Qeverisë, ju ftojmë ta lexoni përmbledhjen e emisionit.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS dhe FES

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun e emisionit:

http://klankosova.tv/mospajtime-e-kundershti-rreth-skemes-se-re-pensionale/

 

Pensionet Nuk Ofrojnë Mirëqenie!

Pensionet aktuale nuk garantojnë një mirëqenie për pensionistët. Në raportin me temë “Hulumtimi i Perceptimeve dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, janë bërë gjetjet për papunësinë, standardin e jetesës dhe perceptimet e qytetarëve për shtetin social.

65.9 për qind e të anketuarve thonë së standardit i jetës së pensionistëve në Kosovë është shumë i keq. Ndërkaq, vetëm 4.3 për qind e tyre thonë së është i mirë. 12.3 për qind e të anketuarve qëndrojnë neutral.

Në pyetjen se sa i lartë duhet të jetë një pension në mënyrë që ti mbuloj nevojat bazike, 49.9 e të anketuarve thonë se duhet të jetë 201-300 euro. 23.6 thonë se duhet të jetë 101 deri në 200 euro. Kurse, një përqindje prej 4.6 e të anketuarve thonë se do të duhet të ishte mbi 500 euro.

Rreth 7 për qind e popullsisë së përgjithshme në Kosovë janë mbi moshën 65 vjet. Thuhet se këta persona përballen më shkallë të lartë të varfërisë.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.100 respodent ndërsa shpërndarja e mostrës është bërë në 100 lokacione . Hulumtimi është financuar nga BE dhe është realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS).

Episodi i Rradhës Në Info Magazine

Sfidat e ligjit të punës, ndryshim i nenit 49 ku flitet për pushimin e lehonisë si dhe ndikimi i tij në punësimin e grave, u diskutuan mbrëmë në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS dhe Friedrich Ebert Stiftung – FES

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, klikoni këtu.

Punëtoria për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Të Punës

E mbështetur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, sot u mbajt punëtoria e radhës për konsultimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës.

Diskutimet e grupit u fokusuan kryesisht në pushimet vjetore dhe mjekësore, pagat shtesë, si dhe paga minimale në vend. Kjo punëtori u organizua me qëllim të finalizimit të konsultimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit nr.03/L-212 për Punë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga institucionet e ndryshme, si: Përfaqësues nga Institucionet, Inspektorati i Punës, Sindikatat, Odat Ekonomike, organizata joqeveritare, etj.

Nepotizmi, Kushti Kryesor Për Punësim!

Në raportin me temë “Hulumtimi i Perceptimeve dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, janë bërë gjetjet për papunësinë, standardin e jetesës dhe perceptimet e qytetarëve për shtetin social.

47.6 për qind e të papunëve në Kosovë thonë se të njohshmit janë mënyra e vetme për tu punësuar në sektorin publik.

18.0 për qind thonë së për tu punësuar në sektorin publik duhet paguar ryshfet.

Ndërsa, vetëm 11.4 për qind thonë se për tu punësuar në sektorin publik duhet pasur njohuri .

Hulumtimi është financuar nga BE dhe është realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Në të kanë marrë pjesë 1.100 respodent ndërsa shpërndarja e mostrës është bërë në 100 lokacione.

Episodi i Radhës Në Infomagazine Klan Kosova

Episodi i rradhës në Info Magazine, Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 2 Maj 2016. Gjatë këtij emisioni u diskutua për ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe tema e debatit ishte “1 maji ndërmjet festës dhe protestës?!”.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun:https://www.youtube.com/watch?v=MSkkIEenwSE