Mbahet Punëtoria Lidhur Me Konsultimin Publik Të Projektligjit Për Plotësim, Ndryshimin Për KES-in

Në kuadër të projektit “Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin dhe amandamentimin e legjislacionit lidhur me punën dhe dialogun social”, të financuar nga ambasada britaneze, me 15-17 Qershor 2015, u mbajt punëtoria lidhur me konsultimin publik të Projektligjit për plotësim, ndryshimin e Ligjit Nr.04/L-008, për KES-in u në“Villa Belvedere” Durrës Shqipëri

Punëtoria u organizua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e mbështetur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të Ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Organizatave të Punëmarrësve dhe Punëdhënësve, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pjesëmarrës tjerë.

Politikat e Anti Korrupsionit Të Rishqyrtuara: Tendencat Globale Dhe Përgjigjet Evropiane Ndaj Sfidave Të Korrupsionit

Në kuadër të projektit ANTICORP (Politikat e anti korrupsionit të rishqyrtuara: Tendencat Globale dhe Përgjigjet evropiane ndaj sfidave të korrupsionit), janë publikuar raporte të reja të dy pakove të punës. Pako e punës 5 që fokusohet në anketën Evropiane-Pan për cilësinë e qeverisjes dhe korrupsionit në nivel kombëtar dhe rajonal ka përfunduar punën në metodologjinë, përshkrimin dhe analizën e cilësisë evropiane te qeverisë për të dhënat indeks. Pako e punës 8 që fokusohet në korrupsion, ndihmë dhe zhvillim gjithashtu ka përfunduar raportet e politikave të vendit si pjesë e fokusit tematik mbi institucionet në prokurimin publik për sektorin e infrastrukturës.

Ju mund ti shkarkoni raportet këtu:

Mbahet Forumi i Dytë i Trashëgimisë Për Rajonin Qendër

Në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK), Programi për Trashëgimi dhe Diversitet , është mbajtur Forumi i Dytë i Trashëgimisë për Rajonin Qendër.

Ky forum si objektiva kryesore ka patur prezentimin e  Planit të Trashëgimisë për Rajonin Qendër, prezantimin e Planit të Veprimit për periudhën 18 mujore si dhe të stukturës së programit “Trashëgimia dhe Diversiteti”, me shtrirje në shtat komunat e rajonit qëndror.

Trashëgimia dhe Komunitetet – Përvoja e PDKK

Sot është zhvilluar dita e parë e konferencës ‘’Trashëgimia dhe Komunitetet – përvoja e PDKK) , e cila shënon finalizimin e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian e Këshillit të Evropës, “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK)”.

Ky projekt gjatë më shumë se pesë viteve ka synuar angazhimin aktiv të shoqërisë të të gjitha niveleve në inkurajimin e ruajtes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimit të tyre për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

IKS si organizatë bashkëpunuese e këtij projekti për Rajonin Qendër, do të jetë bartëse e Programit për Trashëgimi dhe Diversitet.

Trashëgimia Jonë e Përbashkët

Në kuadër të Programit për Trashëgimi dhe Diversitet – Qendër, IKS ka zhvilluar aktivitetin ‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ i cili u organizua në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK).

Ky aktivitet kishte për qëllimi ngritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve për vlerat e trashëgimisë përmes aktiviteteve artistike.

‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ është aktivitet i përbashkët i Programit për Trashëgimi dhe Diversitet në pesë rajonet e Kosovës, i cili u përmbyll në aktivitetin qendror në Prishtinë, më 17 Maj 2015.

Promovimi i Planit Rajonal Të Trashëgimisë Për Rajonin Qendër

Në hapësirat e objektit të Komunës së Prishtinës, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Programi për Trashëgimi dhe Diversitet (PTD), është bërë promovimi i Planit Rajonal të Trashëgimisë për rajonin qendror.

Plani i Trashëgimisë për Rajonin Qendër është produkt i nismës rajonale të komunitetit i komponentit për Zhvillim Ekonomik Lokal të Projektit të Përbashkët të BE/KiE – Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK). Ai ofron një kornizë për identifikimin e strategjive më të përshtatshme për të çuar përpara objektivat, në kontekstin e zhvillimit të nismave dhe komponentëve turistik të qëndrueshëm, të bazuar në trashëgimi në kuadër të një strategjie të përgjithshme turistike për rajonin.

Të pranishmit, përfaqësues të insitucioneve lokale dhe qendrore, anëtarë të grupeve punuese të hartimit të këtij plani, kanë pasur rast që të njihen për së afërmi me metodologjinë e punës dhe rëndësinë e Planit Rajonal të Trashëgimisë.

Drejtoresha Ekzekutive e IKS-së i Është Drejtuar Me Një Letër Publike Zyrtarëve Të Insitucioneve Të Kosovës

Drejtoresha Ekzekutive e IKS -së i është drejtuar me një letër publike Z. Ramë Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Z. Nenad Rasic, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Z. Bajram Rrexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme në mënyrë që t’I kushtohet më shumë vëmendje fëmijëve dhe sigurisë së tyre ne shkollat publike, nxitur nga dy rastet tragjike ku pësuan vdekjen dy fëmijë të kryeqytetit.

——————————————————————————–

Të nderuar Ministra,
I nderuari Kryetar i Komunës së Prishtinës,

Në dy javët e para të këtij viti, dy filloristë humbën jetën dhe një u plagos në Prishtinë. Me 8 Janar 2014, F.K., i lindur më 29 janar 1999 është vrarë, kurse C.B., i lindur më 21 prill 1999 është plagosur në oborrin e shkollës Fillore “Emin Duraku.” Me 13 Janar, F.J., nxënëse e shkollës fillore “Hasan Prishtina”, është vetëvrarë në banesën e saj në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Dyshohet se F.J.ishte viktimë e dhunës sistematike psikologjike të ushtruar në shkollë.

Si vend vazhdimisht krenohemi me faktin se fëmijët përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë sonë, por deri më tani në praktikë nuk kemi mbërri që të ofrojmë një ambient sigurt shkollor, gjë që parashihet edhe me Konventën e OKBsë mbi të drejtat e fëmiut, të ratifikuar nga vendi ynë.

Rastet si ato të lartpërmendura nuk duhej te ndodhnin fare dhe tashmë ato duhet të alarmojnë, ndërgjegjësojnë shoqërinë dhe mandatarët e sigurisë së tyre për obligimin për të mbrojtur fëmijët tanë, jo vetëm nga dhuna, por edhe nga ekspozimi ndaj dhunës.

Këto ngjarje vetëm vërtetojnë përfundimet e hulumtimit tonë mbi dhunën në shkolla, të cilat gjejnë se gati një e treta e fëmijëve kanë përjetuar sulme fizike në shkollë dhe 40 përqind e tyre janë përballur me dhunë psikologjike. Raportin po ua dërgojmë të bashkangjitur.

Meqë edhe kur nuk është fatale, dhuna kërcënon seriozisht shëndetin fizik dhe mendor të gjeneratave, apelojmë që mbrojtja nga sulmet fizike dhe ato psikologjike ndaj fëmijëve të gjejnë vend parësor në agjendat tuaja.

Me respekt,

Florina Duli
Drejtoreshë Ekzekutive
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)

Episodi i Rradhës Në Info Magazine Klan Kosova

Episodi i rradhes ne Info Magazine Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 05 shkurt 2016. Debati u fokusua në stazhin e vitëve të 90-ta.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS, Fondacioni Friedrich Ebert dhe Ambasada Britaneze në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun: http://klankosova.tv/sejdiu-problemi-i-stazhit-te-zgjidhet-me-dialog-shaipi-qyetaret-mund-ta-padisin-shtetin-dhe-ta-fitojne-rastin/

Mbahet Debati Publik Me Temë “Raporti i Progresit: Sfidat Për Dialogun Social Në Kosovë”

Fondacioni Friedrich Ebert, përfaqësuesi i ETUC në Kosovë dhe IKS organizuan debatin me temë “Raporti i Progresit: Sfidat për Dialogun Social në Kosovë”. Debati u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë në 12 nëntor 2014.

Në panel ishin të pranishëm Z. Nenad Rasic, Ministër në detyrë i Minisitrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale (MPMS); Z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së; Znj. Lumnije Hashani, përfaqësuese e OEK; Z. Agim Shahini, kryetar i AKB; ndërsa në publik kishte përfaqwsues nga sindikatat e energjitikës, arsimit, administratës publike, policisë, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale, përfaqëues të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare.

Biseda u moderua nga Z. Berat Buzhala. Sindikalistët ngritën çështje të lidhura me përfaqësimin e tyre në Këshillin Ekonomiko-Social (KES). Ministri në detyrë i MPMS dhe Kryetari i BSPK-së u akuzuan nga sindikalistët për favorizimin që MPMS bën kundrejt BSPK-së. Nga ana tjetër, Ministri dhe tre panelistët e tjerë (të gjithë anëtarë në KES) mbrojtën punën e bërë në katër vjeçarin e fundit në KES në lidhje me dialogun social dhe sifdat në çështjet e punësimit.

Ndërkaq, në Raportin e fundit të Progresit thuhet se kriteret e anëtarësimit në KES, kapacitetet dhe cilësia e dialogut social kërkojnë përmirësim.