Perceptimet dhe Qëndrimet e Qytetarëve në Mitrovicën Jugore dhe Veriore

Pasqyrimi i mirëfilltë i përceptimeve, qëndrimeve dhe opinioneve të qytetarëve mbetet thelbësor në njohjen e vetëdijësimit të popullësisë karshi çështjeve sociale. Kjo për më tepër del të jetë e nevojshme në një ekonomi si Kosova, ku papunësia mbetet e lartë derisa numri i skemave sociale shkon duke u rritur. Përveç kësaj, sfidues është edhe kontributi i qytetarëve dhe vetëdijësimi i tyre kundrejt këtyre çështjeve, gjë që e vështirëson edhe më tepër dialogun social si proces që balancon interesat e palëve tëpërfshira, specifikisht të punëtorëve dhe punëdhënësve.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni këtu Perceptimet dhe Qëndrimet e Qytetarëve në Mitrovicën Jugore dhe Veriore

Hartëzimi i Organizatave Lokale dhe me Bazë në Komunitet

Ky raport ofron një pasqyrë të mjedisit zbatues të projektit GrassRoots Action Support – GRAS, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens, dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), zyra në Kosovë. Raporti gjithashtu ofron një pasqyrë të kapaciteteve dhe nevojave të Organizatave të Shoqërisë Civile (OshC) të synuara me këtë hulumtim, gjegjësisht të organizatave me bazë në komunitet dhe atyre lokale. Duke qenë se nuk ekziston një nocion universal për t’i definuar organizatat me bazë në komunitet (grassroots), janë analizuar një sërë definicionesh para se të përzgjidhet ai të cilin e ofron Desku Online i Shoqërisë Civile të Bashkimit Evropian (BE), i cili përdorë shprehjet “vetëorganizim, interesa të përbashkëta, e bazuar në vullnetarizëm, organizata joprofitabile” si fjalë kyçe për të definuar organizata të tilla. Ngjashëm, për shkak të vështirësisë së përkthimit të fjalëve “constituents” dhe ”constituencies” në gjuhën shqipe, gjatë intervistimit të organizatave, fjala “komunitet” dhe disa shprehje të tjera janë adoptuar si mënyra më e duhur për ta shpjeguar konceptin. 

LEXONI RAPORTIN 👉🏻- 📄 Hartëzimi i Organizatave Lokale dhe me Bazë në Komunitet

Të Heshtësh e të Durosh ose të Largohesh nga Puna

Në vendin në të cilin është e pranueshme humbja në vendin e punës, mbetet ende shumë e vështirë gjetja e punëtorëve që rrëfejnë peripetitë e tyre, apo edhe të familjarëve e kolegëve. Ndër arsyet e shumta, rreziku i mundshëm që vjen nga identifikimi bën që shkeljet apo edhe tragjeditë në vendin e punës, të jenë ende sekret publik.

Lexoni raportin 📖 Të Heshtësh e të Durosh ose të Largohesh nga Puna për më shumë detaje.

PERCEPTIMET E QYTETARËVE PËR RAJONIN E PRIZRENIT DHE MITROVICËS

Përcjellja e vazhdueshme dhe adresimi i perceptimeve, qëndrimeve dhe opinioneve të qytetarëve për çështjet sociale ka rëndësi të posaçme kur flitet për përmirësimin e mirëqenies në një shoqëri. Dialogu i vazhdueshëm social nuk është i kompletuar pa të dhëna nga terreni të marrura direkt nga qytetarët në të cilat përcillet në mënyrë reale qasja në të ardhura, standardi i jetesës, shteti i mirëqenies dhe perceptimet e qytetarëve për këto fusha. Inputet e mbledhura në këtë hulumtim i shërbejnë drejtpërdrejtë procesit apo thënë më mire cilësisë së një dialogu shoqëror efikas, duke ndikuar kështu në një jetesë të denjë për qytetarë e Kosovës.

Ky raport vjen si vazhdimësi e hulumtimeve të kësaj teme, të kryera nga IKS për vite me radhë. Nga hulumtimi i parë i kryer në kuadër të gjithë Kosovës, u pa se është shumë e nevojshme që hulumtimet të bëhen në kuadër të qyteteve specifike, marrë parasysh dallime të theksuara në mes të qytetarëve varësisht nga vendi ku jetojnë. Si rrjedhojë, ‘Perceptimet, opinionet dhe qëndrimet e qytetarëve të Prishtinës’ është finalizuar në vitin 2020, për t’i lënë rradhë këtë vit hulumtimit me qytetarët e Prizrenit dhe të Mitrovicës së Jugut.

Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Ligjit

Tregu i punës në Kosovë mbetet ende sfidues për pjesëmarrësit në të. Derisa marrëdhënia e Punës në Kosovë rregullohet nga Ligji i Punës, kjo nuk reflektohet edhe në aplikueshmërinë e tij në praktikë. Problemet janë të shumëfishta duke filluar nga kontrata të parregullta, shkelje të kontratës e deri tek mungesa e sigurisë dhe rrezikim i shëndetit në vendin e punës. Pasoja mbetet drejtëpërdrejtë në kualitetin dhe trajtimin e denjë të punëtorëve, duke u rënduar shumë herë edhe veprimtaria e bizneseve.

Ky raport është përgatitur nga stafi i IKS dhe përmbajtja e tij pasqyron kontributin e IKS. Pikëpamjet e shprehura në raport nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e UNOPS si Organizata Kryesore Zbatuese e projektit.

“Monitorimi i zbatimit të Ligjit të Punës në Kosovë” është përgatitur nga projekti i IKS “Mbështetje për Koalicionin e Drejtësisë Sociale”. Ky hulumtim publikohet brenda kornizës së projektit “Promovimi i punës sëdenjë përmes forcimit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe dialogut social në Kosovë” i cili implementohet nga UNOPS dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë”.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu Raporti Monitorimit te Zbatimit te Ligjit

Analizë Rreth Strukturës së Anëtarësisë në BSPK

“Analizë rreth strukturës së anëtarësisë në BSPK ” është përgatitur nga projekti i IKS “Mbështetje për Koalicionin e Drejtësisë Sociale”. Ky hulumtim publikohet brenda kornizës së projektit “Promovimi i punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe dialogut social në Kosovë” i cili implementohet nga UNOPS dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë”.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu Raport Hulumtues Rreth Anëtaresisë së BSPK .

Perceptimet dhe Qëndrimet e Qytetarëve në Rajonin e Prishtinës

200 të anketuar, burra dhe gra në rajonin e Prishtinës, përfunduan studimin duke gjeneruar të dhëna për këtë raport. Përdorimi i tij i synuar është të gjenerojë diskutim publik mbi temat e mbuluara dhe të informojë vendimmarrësit dhe qeverinë mbi politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies. Anketa dhe ky raport janë kryer si pjesë e projektit “Mbështetje për Koalicionin e Drejtësisë Sociale”, i cili është brenda kornizës së projektit të UNOPS “Nxitja e punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të SSHP dhe dialogut social në Kosovë”, e financuar nga Agjencia Suedeze dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), e përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Ushtrimi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e dialogut social, të ndezë diskutimin brenda qeverisë së sapo zgjedhur dhe informimin e funksionalizimit të Programit Qeveritar 2021 – 2025, i cili përfshin objektivat lidhur me çrrënjosjen e varfërisë, që synohet të arrihet përmes reformimit të skemave sociale dhe aktivizimit të fuqisë punëtore. Këto janë një gur themel i procesit të dialogut social dhe një qëllim themelor i ekzistencës së Sindikatës në radhë të parë. 

Për të lexuar raportin, klikoni këtu: Perceptimet dhe Qëndrimet e Qytetarëve në Rajonin e Prishtinës

Të Jesh Grua në Tregun e Punës

Ky raport përfaqëson rezultatin përfundimtar të një analize të thellë të situatës së grave në tregun e punës dhe implikimet që Covid-19 ka në punësimin e grave. Raporti synon të jetë një kontribut i bazuar në fakte në debatin mbi punësimin e grave dhe për të marrë informata në lidhje me cilësinë e vendeve të punës për gratë në Kosovë dhe të paraqet informata mbi kushtet e punës së grave në nivel vendi. Ky raport do të përdoret nga IKS dhe QPA si bazë për një strategji të politikës/punës dhe një program më të gjerë të mbështetjes për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës në Kosovë.

Për të lexuar raportinm klikoni: Të Jesh Grua në Tregun e Punës

Programet & Paketat Stimuluese Pas Krizave Ekonomike & të Drejtat e Punëtorëve në Kosovë

Që nga 13 marsi 2020, kur ndodhi mbyllja dhe u konfirmuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, shqetësimi kryesor mbarë shoqëror ishte se sa do të ishte në gjendje një shtet në zhvillim e sipër të menaxhojë një krizë të mundshme dhe atë, në një kohë të paprecedent. Një gjë që dihej me plot siguri ishte se virusi nuk diskriminon, duke lënë për të kuptuar që ai nuk zgjedhw viktimat dhe pasojat e tij mund të jenë të paimagjinueshme. Këtë më së miri e shfaqin statistikat tejet të frikshme të këtij virusi, ku në tërë botën numëron rreth 93.2 milion♪ raste pozitive, me mbi 2 milionw të vdekur, duke përfshirë këtu edhe Kosovën e cila deri më tani numëron rreth 60,000 raste pozitive, me gjithsej 1.447 të vdekur, statistika të errëta që po rriten dita ditës. Sidoqoftë, ajo që është edhe më dramatike është se kriza Covid-19 nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por edhe një krizë e përhapur socio-ekonomike që prek më shumë anëtarët e cenueshëm të shoqërisë.

Për të lexuar raportin klikoni në:

📄 Programet dhe Paketat Stimuluese pas Krizave Ekonomike & të Drejtat e Punëtorëve në Kosovë 

 

Raporti Final i Monitorimit

Ky raport është rezultati përfundimtar nga aktiviteti që synon matjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe punësimit në sektorin privat në Kosovë. Raporti bën një përmbledhje të legjislacionit të punës dhe ligjeve të ndërlidhura me shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe kornizën institucionale për zbatimin e tyre. Më tej bën një përmbledhje të ndryshimeve të pritshme / të iniciuara në legjislacionin e lidhur me punën përpara se të diskutojë për gjetjet nga hulumtimi në terren me kompani të sektorit privat, para se të paraqesë gjetjet nga sondazhi me bizneset.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu: