Laje e Baje

Hulumtimi mbi të drejtat e punëtorëve në Kosovë na shfaqë një peisazh të ndërlikuar të karakterizuar nga progresi dhe sfidat. Studimi përqëndrohet në vlerësimin e gjendjes aktuale të të drejtave të punëtorëve, në kuptimin e kornizës ligjore, në ekzaminimin e kushteve në vendin e punës dhe në identifikimin e fushave për përmirësim. Të gjeturat ofrojnë perspektivë mbi statusin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë dhe nënvizojnë nevojën për reforma qenësore dhe rritje të ndërgjegjësimit. Standardet Mjedisore, Shoqërore dhe të Qeverisjes (ESG) shërbejnë si një kornizë për vlerësimin e performancës së një kompanie në fusha që tejkalojnë matjet financiare. Një pjesë kryesore e aspektit shoqëror të ESG është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punëtorëve, duke siguruar trajtim të drejtë, siguri dhe të drejta të barabarta të punëtorëve. Ky hulumtim synon të thellojë ndërthurjen e të drejtave të punëtorëve dhe standardeve ESG në kontekstin specifik të Kosovës.

Lexoni raportin këtu:

 

PERCEPTIMET E QYTETARËVE PËR RAJONIN E PRIZRENIT DHE MITROVICËS

Përcjellja e vazhdueshme dhe adresimi i perceptimeve, qëndrimeve dhe opinioneve të qytetarëve për çështjet sociale ka rëndësi të posaçme kur flitet për përmirësimin e mirëqenies në një shoqëri. Dialogu i vazhdueshëm social nuk është i kompletuar pa të dhëna nga terreni të marrura direkt nga qytetarët në të cilat përcillet në mënyrë reale qasja në të ardhura, standardi i jetesës, shteti i mirëqenies dhe perceptimet e qytetarëve për këto fusha. Inputet e mbledhura në këtë hulumtim i shërbejnë drejtpërdrejtë procesit apo thënë më mire cilësisë së një dialogu shoqëror efikas, duke ndikuar kështu në një jetesë të denjë për qytetarë e Kosovës.

Ky raport vjen si vazhdimësi e hulumtimeve të kësaj teme, të kryera nga IKS për vite me radhë. Nga hulumtimi i parë i kryer në kuadër të gjithë Kosovës, u pa se është shumë e nevojshme që hulumtimet të bëhen në kuadër të qyteteve specifike, marrë parasysh dallime të theksuara në mes të qytetarëve varësisht nga vendi ku jetojnë. Si rrjedhojë, ‘Perceptimet, opinionet dhe qëndrimet e qytetarëve të Prishtinës’ është finalizuar në vitin 2020, për t’i lënë rradhë këtë vit hulumtimit me qytetarët e Prizrenit dhe të Mitrovicës së Jugut.

MERITA BERISHA – PREBREZA

Merita Berisha – Prebreza i është bashkuar ekipit të IKS-it në Maj të vitit 2016. Ka përfunduar bachelor-in për Gazetari në Universitetin “Hasan Prishtina” si dhe është kandidate për Master në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun.

Merita fillimisht ka punuar si gazetare në Radio Televizionin 21 e më pas edhe si gazetare dhe organizatore në emisionin “Ekonomia me Erëzën” Produkt i RedMill Agency.

Përceptimi dhe Qendrimet e Qytetarëve për Shtetin Social

Ky raport është pjesë e aktiviteteve të cilat janë planifikuar për implementimin e projektit “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Projekti kontribuon në, zhvillimin e aftësive dhe njohurive të partnerëve social, hartimin e legjislacionit-hulumtimeve ligjore dhe analizave, forcimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të partnerëve social, forcimin e kapaciteteve të partnerëve social në avokim, lobim dhe negociata si dhe në lehtësimin e reformave organizative të partnerëve social.

Raporti e përkrah  drejtpërdrejtë punën e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), i cili me ligj është përgjegjës për lehtësimin e dialogut trepalësh social në vend. Ky raport, që është kontribut i projektit PPS dhe ofron informacione të mbledhura në terren të cilat janë diskutuar në KES. Mbështetje aktive i është dhënë Sekretariatit të KES-it, e cila e kombinuar me digjitalizimin e materialeve të KES- it, për qëllim të përmirësimit te menaxhimit të procesit në kuadër të këtij organi.

Projekti është në harmoni me proceset duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet e mëdha dhe programet që po ndodhin gjatë periudhës së zbatimit. Qasja e harmonizimit të të gjitha aktiviteteve të projektit, në proceset e vazhdueshme të akterëve shihet si më e përshtatshme për marrjen e rezultateve më cilësore. Disa nga aktivitetet e projektit janë të varura nga proceset dhe bashkëpunimet e akterëve të cilat nuk mund të zbatohen pa pjesëmarrjen e tyre.

Qëllimi i kësaj ankete me popullsinë e përgjithshme vlerësohet si në vijim:

  • Niveli i ndërgjegjësimit publik dhe njohurive mbi politikat sociale;
  • Niveli i opinionit publik, qëndrimin ndaj sistemeve të mirëqenies dhe nivelin e mbrojtjës së dëshiruar nga ana e qytetarëve;
  • Qëndrim publik ndaj emigrimit të paligjshëm;
  • Pritjet dhe qëndrimet e publikut të gjerë drejt politikave sociale dhe të punësimit;
  • Shprehitë individuale të kursimeve dhe qëndrimet e publikut të gjerë.

Gjetjet në këtë hulumtim janë reagime të qytetarëve dhe janë të besueshme për t’u përdorur për vendimmarrje. Këto gjetje, përdoren nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Për këtë arsye, audienca e këtij raporti, janë: përfaqësuesit e institucioneve, organizatat donatore ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës, partitë politike, Organizatat e Shoqërisë Civile , mediat, si dhe publiku i gjerë. 

http://logic-ks.net/iksweb/wp-content/uploads/2017/04/Nr.-3-Përceptimi-Qendrimet-e-Qytetarëve.pdf