Hulumtimi mbi të drejtat e punëtorëve në Kosovë na shfaqë një peisazh të ndërlikuar të karakterizuar nga progresi dhe sfidat. Studimi përqëndrohet në vlerësimin e gjendjes aktuale të të drejtave të punëtorëve, në kuptimin e kornizës ligjore, në ekzaminimin e kushteve në vendin e punës dhe në identifikimin e fushave për përmirësim. Të gjeturat ofrojnë perspektivë mbi statusin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë dhe nënvizojnë nevojën për reforma qenësore dhe rritje të ndërgjegjësimit. Standardet Mjedisore, Shoqërore dhe të Qeverisjes (ESG) shërbejnë si një kornizë për vlerësimin e performancës së një kompanie në fusha që tejkalojnë matjet financiare. Një pjesë kryesore e aspektit shoqëror të ESG është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punëtorëve, duke siguruar trajtim të drejtë, siguri dhe të drejta të barabarta të punëtorëve. Ky hulumtim synon të thellojë ndërthurjen e të drejtave të punëtorëve dhe standardeve ESG në kontekstin specifik të Kosovës.
Lexoni raportin këtu: