Vdekjet e Heshtura

Fundi i muajit prill në mbarë botën shënohet përmes fushatave të ndërgjegjësimit që kanë për qëllim  të promovojnë tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe  vetdijësimin mbi problematikën e  lëndimeve, sëmundjeve dhe vdekjeve në vendin e punës. 28 prilli, dita ndërkombëtare e kujtimit të të vdekurve në vend të punës, Kosovën e gjen me dy kryetituj për jetët e humbura në vend të punës, dhe atë në seksionin e kronikës së zezë të gazetave vendore.

Në të përditshmet kosovare këto lajme mbesin lajme dite. Kronika të cilat japin informacion kronologjik dhe jo analitik.  Tituj si: ‘’Edhe një punëtor humbet jetën derisa punonte në ndërtimin e një objekti’’ janë të rëndomtë. Por nuk kemi lajme që na japin hollësitë që përbëjnë ngjarjen. Paqartësitë si shembull se për kë punonte, kishte apo nuk kishte kontratë, kishte apo nuk kishte sigurim shëndetësore, u inspektuan ndonjëherë apo jo kushtet apo siguria në vendin e punës, në ç’rrethana vdiq punëtori, kërkoi apo nuk kërkoi llogari shteti, kërkoi apo nuk kërkoi llogari familja, u penalizua apo jo punëdhënësi, u kompensuar apo jo familja e shumë e shumë pyetje të tjera të cilat mbesin pothuaj në të shumtën e rasteve pa ndonjë përgjigje. Andaj dhe si të tilla nuk raportohen. Për më tëpër këto raste nuk trajtohen si pjesë e dukurisë dhe rrjedhimisht nuk trajtohet dukuria si tërësi problematikash.

Në mënyrë që të hapë diskutim më gjithëpërfshirës në lidhje me prapaskenat dhe rrjedhshmërinë e proceseve që lidhen me vdekjet në vend pune, Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS ka inicuar këtë hulumtim lidhur me aksidentet me fatalitet në vend të punës. Studimi mëton të analizojë se çfarë ndodhë pas këtyre tragjedive në vend të punës, më saktësisht të nxjerrë më shumë detaje lidhur me këtë problematikë gjithmonë në rritje; për të kuptuar se kush janë fajtorët, si është vijuar me proceset e gjobitjes dhe gjykimit, përkatësisht, a janë kompensuar dhe si janë kompensuar  familjarët e të ndjerëve.

Për të lexuar raportin, ju lutem klikoni këtu:

📄 Vdekjet e Heshtura.

Politikat Sociale në Programet e Partive Politike

Në mënyrë që të përshkruajë shpërfilljen njëdekadëshe të partive politike kundrejt çështjeve sociale dhe grupeve të margjinalizuara në përgjithësi, IKS nxjerr këtë analizë që fokusohet si në hapësirën që partitë/koalicionet politike ua japin cështjeve sociale në programet e tyre, ashtu edhe në cilësinë e ofertave të bëra. Shteti më i ri në Europë ofron pak mbrojtje sociale për popullsinë e vet dhe nuk arrin t’i adresojë madje as nevojat themelore të grupeve të margjinalizuara. Derisa miliarda euro shpenzohen për projekte infrastrukturore, shumë pak vullnet tregohet për përmirësimin e sistemit të sigurisë sociale nga cilado prej partive kryesore të spektrit politik.

Për të lexur më shumë, klikoni: Social Policies in Political Party Programs _ ALB

Mos u Plaksh

Kosova është vend i vogël: Kosova është gjithashtu shteti më i ri në Europë. Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës prej 1.7 milionë banorëve është 30, dhe vetëm 6.2% janë të moshës 65 apo mbi 65-vjeçare. Me një pjesëmarrje të vogël në elektorat të moshuarit janë shpërfillur për një kohë të gjatë. Ndryshe nga disa prej fqinjëve tanë, ne nuk kemi parti të fuqishme të pensionistëve. Por as natyra e shoqërisë kosovare nuk ndihmon shumë në këtë aspekt. Meqenëse për të moshuarit gati gjithmonë përkujdesen familjet e tyre, interesat e tyre në masë të madhe shpërfillen nga shoqëria. Ata shpërfillen nga shoqeria civile dhe nuk ka shumë vullnet nga qeveria apo nga sektori privat për të krijuar ente të posaçme të kujdesit për të moshuarit, për t’u ndihmuar atyre të cilët e kanë humbur pavarësinë, apo për të siguruar qasje në shërbime adekuate sociale të cilat sot ose nuk ekzistojnë ose nuk janë të përshtatura si duhet me natyrën e shoqërisë sonë. Ky është konteksti i këtij studimi të kushteve të jetesës të të moshuarve të Kosovës të cilët këtu definohen si persona të moshës 65 apo mbi 65-vjeçare.

Për të lexuar raportin, klikoni – Mos u Plaksh  

Angazhimi në Konsultime Publike

Ky udhëzues u përgatit për të ofruar një pasqyrë të standardeve dhe parimeve ndërkombëtare dhe vendore mbi konsultimet publike dhe përpjekjet e avokimit gjatë proceseve të hartimit të ligjeve dhe politikave brenda Qeverisë. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë udhëzime për shoqërinë civile se si të angazhohen në proceset e konsultimit në Kosovë, duke ndjekur sidomos miratimin e Rregullores së Qeverisë 5/2016 mbi Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, më 29 prill 2016 (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e Qeverisë Nr. 5/2016″).

Për të lexuar udhëzuesin, ju lutem klikoni këtu: Angazhimi në Konsultime Publike

Puna dhe Punësimi

Ky raport është pjesë e aktiviteteve të cilat janë planifikuar për implementimin e projektit “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Projekti kontribuon në, zhvillimin e aftësive dhe njohurive të partnerëve social, hartimin e legjislacionit-hulumtimeve ligjore dhe analizave, forcimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të partnerëve social, forcimin e kapaciteteve të partnerëve social në avokim, lobim dhe negociata si dhe në lehtësimin e reformave organizative të partnerëve social.

Raporti e përkrah  drejtpërdrejtë punën e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), i cili me ligj është përgjegjës për lehtësimin e dialogut trepalësh social në vend. Ky raport, që është kontribut i projektit PPS dhe ofron informacione të mbledhura në terren të cilat janë diskutuar në KES. Mbështetje aktive i është dhënë Sekretariatit të KES-it, e cila e kombinuar me digjitalizimin e materialeve të KES- it, për qëllim të përmirësimit te menaxhimit të procesit në kuadër të këtij organi.

Projekti është në harmoni me proceset duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet e mëdha dhe programet që po ndodhin gjatë periudhës së zbatimit. Qasja e harmonizimit të të gjitha aktiviteteve të projektit, në proceset e vazhdueshme të akterëve shihet si më e përshtatshme për marrjen e rezultateve më cilësore. Disa nga aktivitetet e projektit janë të varura nga proceset dhe bashkëpunimet e akterëve të cilat nuk mund të zbatohen pa pjesëmarrjen e tyre.

Qëllimi i kësaj ankete me popullsinë e përgjithshme vlerësohet si në vijim:

  • Niveli i ndërgjegjësimit publik dhe njohurive mbi politikat sociale;
  • Niveli i opinionit publik, qëndrimin ndaj sistemeve të mirëqenies dhe nivelin e mbrojtjës së dëshiruar nga ana e qytetarëve;
  • Qëndrim publik ndaj emigrimit të paligjshëm;
  • Pritjet dhe qëndrimet e publikut të gjerë drejt politikave sociale dhe të punësimit;
  • Shprehitë individuale të kursimeve dhe qëndrimet e publikut të gjerë.

Gjetjet në këtë hulumtim janë reagime të qytetarëve dhe janë të besueshme për t’u përdorur për vendimmarrje. Këto gjetje, përdoren nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Për këtë arsye, audienca e këtij raporti, janë: përfaqësuesit e institucioneve, organizatat donatore ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës, partitë politike, Organizatat e Shoqërisë Civile , mediat, si dhe publiku i gjerë.

Klikoni për raportin e plotë: Puna dhe Punësimi

Përceptimet dhe Qëndrimet e Qytetarëve

Klikoni për raportin e plotë: Përceptimi & Qendrimet e Qytetarëve

Standardi Social dhe Jetësor

Klikoni për raportin e plotë: Standardi Social dhe Jetësor