Krimi i Organizuar dhe Ndikimi në Grupet e Cenueshme

Ky raport është pjesë e Paketës së Punës 9 të ANTICORRP, i cili është një projekt i financuar nga EU në shkallë të gjerë, ku IKS është  pjesë e tij, hulumton dhe shpjegon faktorët që promovojnë dhe pengojnë politika të efektshme kundër korrupsionit dhe të paanshme të institucioneve qeverisëse.

Raporti hulumton lidhjen e korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, duke shqyrtuar modalitetet, burimet dhe strategjitë e përdoruara nga grupe kriminale për të qeverisur dhe/ose kapur tregun e korrupsionit politik. Një njërën anë, raporti përqendrohet në infiltrimin e krimit të organizuar në trisektorë kryesor të politikës ku shpenzimet publike dhe rregulloret luajnë rol esencial; prokurimi publik, privatizimi i shërbimeve publike dhe menaxhimi i fondeve të BE-së.

Krahas kësaj, raporti analizon depërtimin e grupeve kriminale në zgjedhje. Si rezultat, raporti ofron një vlerësim të përgjithshëm të politikave rregulluese, kundërmasat ligjore dhe praktikat e adaptuara për parandaluar luftuar krimin e organizuar, veçanërisht në ndërveprimin e tij me politikën e korruptuar.

Raporti është hartuar nga mbledhja e të dhënave nga pesë vende evropiane (Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Ialia dhe Kosova) në të gjitha fushat e cekura dhe përfshinë dy shtete tjera për vlerësimin e legjislacionit dhe iniciativave kundër krimit të organizuar (Shqipëria dhe Gjeorgjia). Metodologjia përmban të dy strategjitë e hulumtimit të gjerë dhe intensiv. Një vlerësim sasior i lidhjeve të krimit me politiken bazuar në bazën e të dhënëve, “Krimi i Organizuar & Korrupsioni – OCC” janë mbledhur. Është bërë një vlerësim kualitativ i thuktë  për të kuptuar mekanizmat e korruptimit, të paraqitura si raste të ndara  studimi të vendeve të parapara në këtë studim, përfshirjen e burimeve parësore dhe dytësore (intervistave, procedimeve ligjore dhe raporteve politike dhe akademike). Mbledhja e të dhen     ve dhe analizimi janë menaxhuar nga pesë institucione të Evropës (EUI, CSD, BCE, IKS, PSD).

Klikoni për raportin e plotë: Organised crime and impact on vulnerable groups

Etnografia e Korrupsionit: Rasti i Kosovës

Ky raport për vendin është pjesë e paketës së punës 4 të ANTICORRP, i cili është një projekt i financuar nga EU në shkallë të gjerë, ku IKS është  pjesë e tij, hulumton dhe shpjegon faktorët që promovojnë dhe pengojnë politika të efektshme kundër korrupsionit dhe të paanshme të institucioneve qeverisëse. Projekti është në kuadër të Programeve të Kuadrit 7 dhe sjell së bashku 21 universitete dhe institucioneve kërkimore.

Raporti prezanton rezultate të hulumtimit rreth përformancës së institucioneve lokale dhe vlerave shoqërore në Kosovë.

Korrupsioni në Kosovë është hulumtuar prej perspektivave të shumta dhe me metodologji dhe variante hulumtimi të ndryshme, që kanë pasur po ashtu qëllime politike në prapavijë. Të dominuar studime sasiore dhe pozitive, ku konteksti shoqëror dhe histori janë parë si kontribuues të drejtpërdrejt të korrupsionit apo në rastin më të mirë të shpërfilljes. Hulumtimi thekson nevojën për të kuptuar dhe studiuar marrëdhëniet socio-ekonomike dhe kulturore të korrupsionit.

Deri më tani, asnjë etnografi e korrupsionit nuk është bërë në Kosovë. Hulumtimi praqet, hapin e parë dhe një argument për një hetim të domosdoshëm më të thellë etnografik se si kuadri ligjor, ekonomik dhe konteksti social ndeshem me përvojat, praktikat dhe të kuptuarit e korrupsionit.

Ky hulumtim etnografik konfirmon atë se kjo qasje do të na mundësoj ne një depërtim, i cili është i mangët në analizat tjera dhe do të jap një pikënisje të rëndësishme për të dalluar ndryshimet në rendin e vlerave shoqërore, me theks të veçantë definimin e ligjshmërisë dhe moralit në sferën e politikës dhe ekonomisë.

Klikoni për raportin e plotë: WP 4 Report on the Ethnographic Study of Corruption Practices in Kosovo

Përmirësimi i Qeverisjes në Kosovë: Evoluimi dhe Ndikimi i Kushtëzimit të BE-së Përmes Ndihmës Politike dhe Financiare

Ky dokument synon t’i analizoj ndikimet e politikave dhe fondeve të BE-së që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe kontrollin e korrupsionit në Kosovë. Ai shqyrton ndërlidhshmërinë mes kushtëzimeve të BE-së siç është paraqitur në dokumente të politikave të ndryshme dhe të asistencës financiare të ofruar nga BE për Kosovën për fushën e sundimit të ligjit. Fokusi mbetët periudha pas vitit 2007, por gjithashtu dokumenti fillon  me një përshkrim të shkurtër të konfliktit në Kosovë dhe pasojat e tij. Gjithashtu, dokumenti paraqet mënyrën se si finesat e diskursit në dokumentet e politikave dhe prioritetet e financimit, duke nënvizuar mekanizmat kushtëzues të  aplikuar dhe asistencës së ofruar. Ai vlerëson kushtëzimin nga këndvështrimi i performancës së Kosovës kundër korrupsionit gjatë kësaj periudhe. Dokumenti nxjerr konkluzione në lidhje me efektivitetin e politikës dhe ndihmës financiare të BE-së në fushën kundër korrupsionit, me qëllim të informimit të debatit të vazhdueshëm politik mbi mënyrën e forcimit të levave të BE-së në përmirësimin e përpjekjeve kundër korrupsionit në vendet anëtare pretendente për anëtarësim në union, sidomos në një situatë pas konfliktit.

Për raportin e plotë, klikoni këtu- Improving governance in Kosovo: Evaluating the Impact of EU Conditionality through Policy and Financial Assistance 

Raporti mbi Kosovën

Ky raport paraqet rezultatin e një studim mbi performancën e institucioneve lokale dhe vlerat sociale të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është një pjesë e një kërkimi më të gjerë rreth praktikave korruptive në këto vende duke iu afrua një metodologji inovative etnografike dhe “perspektivën nga poshtë-lart”. Rezultatet e sondazhit do të trajtohen këtu jo si dhëna statistikore, por të analizuara dhe komentuara me të dhënat që rrjedhin nga observimi i intervistave dhe pjesëmarrësit.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu – Report on Kosovo

OKARINA – Tingull i bukur i lashtësisë

Okarina është një instrument i lashtë muzikor frymorë, që, sipas shkencëtarëve, është mbi 12.000 vjet e vjetër (epoka neolitike). Forma të ndryshme të okarinës janë përdorur nga kultura të ndryshme në të gjithë botën.

Lexoni broshurën Okarina për më shumë informata. 

Ndryshimi i Status Quo-së në Pjesën Veriore të Kosovës pas Marrëveshjes së Parë të Brukselit

Pjesa veriore e Kosovës ka qenë një nga çështjet politike kryesore para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Autoriteti I Kosovës në pjesën veriore ka qenë shumë I kufizuar për 13 vitet e fundit. Në fakt, sa më shumë Kosova ka punuar në drejtim të ndërtimit të institucioneve pas luftës se vitit 1999 dhe forcimit të shtetit të saj pas Deklaratës së Pavarësisë në 2008, aq më shumë është shkëputur pjesa veriore. Rrjedhimisht, deri në arritjen e Marrëveshjes së Parë të Brukselit, pjesa veriore e Kosovës ishte vetëm formalisht pjesë e Kosovës, në përputhje me Rezolutë 1244 të këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pati më pak qasje dhe kontroll se Beogradi. Status quo-ja 13 vjeçare në pjesën veriore të Kosovës ka qenë rezultat I disa ngjarjeve, që karakterizojnë shkëputjen e saj të vazhdueshme nga autoriteti I Prishtinës dhe varësinë e saj të pandërprerë nga Beogradi.

Klikoni për raportin e plotë: Ndryshimi i Status Quo-së në Pjesën Veriore të Kosovës pas Marrëveshjes së Parë të Brukselit

Abetarja e Pushtetit: Libërth mbi politikën, njerëzit dhe partitë në Kosovë

Ky libërth synon ta shpjegoj pejsazhin aktual politik dhe të identifikoj faktorët dhe proceset që e kanë formësuar atë. Libërthi është dizajnuar në atë mënyrë që t’i jap lexuesit njohuri themelore mbi politikën bashkëkohore në Kosovë dhe forcat historike dhe partitë politike që e kanë krijuar atë.

Ky libërth shërben si hyrje në pejsazhin politik të Kosovës. Ai nuk synon të shkruaj historinë e saj, pjesërisht për shkak të ndërlikimeve por edhe për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme. Në skenën vazhdimisht të ndryshueshme politike të Kosovës në periudhën e pasluftës, nuk është bërë asnjë analizë sistematike mbi trendet dhe faktorët që ndikojnë atë. Nuk është bërë as ndonjë hulumtim paraprak për ndikimin e këtyre trendeve në jetën politike në Kosovë. Hulumtimet e pakta mbi peisazhin politik në Kosovës nuk i janë vënë në dispozicion publik në një mënyrë të kuptueshme ose të dobishme. Megjithatë, shpjegimi i qartë dhe i saktë i peisazhit të ndryshueshëm politik është i rëndësishëm për proceset demokratike. Këto informata janë kyçe për qytetarët në mënyrë që ata të mund të marrim vendime të informuara se kush do t’i përfaqësoj ata dhe interesat e tyre në qeveri. Qytetaria e informuar është element i rëndësishëm i demokracisë.

Klikoni për raportin e plotë: Abetarja e Pushtetit, Liberth mbi Politiken, Njerezit dhe Pushtetin ne Kosove

Udhës për n’BE: Mundësitë e Zhvillimit me bazë në zonë

IKS-i ka publikuar një analizë të re të politikave e cila shqyrton mundësitë për zhvillim me bazë në zontë për komunën e Gjakovës, Udhës për n’BE. 

Një dekadë pas luftës, qytetarët e Kosovës ende duhet t’i kthehen jetës ‘normale.’ Afërsisht 2,000 njerëz mbesin të zhdukur, papunësia shënon rreth 44 përqind, duke prekur kryesisht gratë dhe të rinjtë në Kosovë. Mundësitë e pakta të punësimit po kontribuojnë në emigrim, sidomos në ekonomitë rurale të goditura rëndë, ku ndërmarrjet e mëdha shoqërore ende nuk janë funksionalizuar. Ndër më të prekurat nga papunësia dhe emigrimi është komuna e Gjakovës, e cila dikur mburrej me numrin më të madh të punësuarve për kokë banori në të gjithë ish-Jugosllavinë. Momentalisht, gratë kryefamiljare luftojnë që të ushqejnë familjet e tyre dhe vetëm disa prej tyre kanë siguruar të drejta pronësore.

Ky dokument ekzaminon se cilat ndryshime të politikave do të mund të çonin në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin njerëzor të bazuar në zonë në Gjakovë, duke e përdorur qasjen e mbështetur në të drejtat e njeriut dhe shikuar Brenda kornizës së anëtarisimi eventual të Kosovës në BE.

Klikoni për raportin e plotë: Udhes_per_ne_BE_46482